Lufta civile siriane duhet bërë më tragjike, meqë bota po rri duarkryq para Assadit
Nga Emile Hokayem
(Foreign Policy)
Vetëm sfondi ishte i ri në fjalimin e presidentit Bashar al-Assad, më datë 6 janar. Presidenti sirian foli për piketat kulturore të ndërtuara prej Assadit, që shumë e kanë keqkuptuar si një shenjë e perspektivës së tij për zhvillim - një qëndrim ky që nxjerr në pah përgjegjshmërinë e tij për vdekjet e 60 mijë njerëzve.
Nuk ishte aspak për t’u habitur toni, thelbi dhe teatri që kishte jehonë provokimin, mosbindjen dhe manovrat politike. “A është ky një revolucion? A janë këta revolucionarë?’ pyeti ai turmën, të cilës i drejtohej. “Ata janë një grup kriminelësh”.
Çfarë kishte në mendje Assadi? Disa do të vuajnë nga fjalët e presidentit, duke kërkuar një shans politik – ata do të argumentojnë se ai është duke përshkallëzuar retorikën e tij për negociata të mëtejshme (të mundshme). Për fat të keq, ishte mjaft optimiste: flitet për kohën kur ne e pranojmë se Assadi beson atë që thotë, duke përfshirë edhe faktin që ai vetë do të triumfojë dhe se dialogu zor se zhvillohet.
Korrikun që shkoi, 3 sirianë dhe libanezë (simpatizantë të regjimit) - 2 prej të cilëve sapo ishin kthyer nga takimet me ish zyrtarët sirianë - më treguan se në Bejrut regjimi ishte stabilizuar me një ‘strategji të vitit 2014’. Synimi i Assadit ishte të mbijetonte dhe të mbante peng qytetet, rrugët dhe infrastrukturën. Ndërkaq, regjimi propozoi një proces krejt të pamundur që do zgjaste disa vjet, projektuar për të ruajtur aktorët e brendshëm dhe të jashtëm të shushatur më shumë nga politika boshe, sesa nga fati i vetë Assadit.
“Plani i paqes” së Assadit në fjalimin e tij duket se kishte pikërisht këtë gjë si synim.
Përse 2014? Arsyetimi i ngatërruar që dëgjova më pas ishte si vijon. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen pikërisht më 2014.
Ç’është më e rëndësishmja, regjimi pret që opozita të përçahet e të lëkundet brenda kësaj kornize. Rebelët e armatosur do të nxiten me anë taktikash, ideologjish dhe fronti politik do të luhatet mes tyre, në një kohë që ata luftojnë për pushtet.
Assadi dhe ndihmësit e tij e kuptojnë më së miri se nuk mund t’i sfidojnë rebelët.
Kjo në fakt nuk është zgjidhja e preferuar e Assadit - por ai mund t’ia lejojë vetes të jetë kryekomandanti më i fortë në vend për aq kohë sa ai merr përfitime nga ndihma e huaj, përballet me një opozitë të përçarë dhe mund të kërcënojë armiqtë e tij të huaj ashtu në plogështi. Assadi duket se është i pavendosur me planin e tij: bisedimet e tij për luftë, këmbëngulja e tij në fajësimin e të gjithëve për dhunën mbi takfirët dhe salafitët - fjalët kod për kundërshtarët e tij suunitë – dhe goditjet e tij kundër shteteve të Gjirit dhe Turqisë mjaftojnë për të gjallëruar luajalistët.
Edhe nëse regjimi sillet si një milici, Assadi ende ka synim të mishërojë një shtet funksional sirian. Atij nuk i kushton shumë ta mbushë audiencën e tij me premtime për zhvillimet politike, sado të pakuptimta qofshin ato.
Edhe kur i mallkon kundërshtarët e tij, ai mund ta vringëllojë gjuhën e pajtimit, duke i vënë vizën disa fjalive në fjalimin e tij: konferenca kombëtare, kushtetuta, referendumi dhe qeveria me bazë të gjerë.
Para dy vitesh, ai në mënyrë të përsëritur ka thënë të njëjtat fjalë dhe Siria ka ecur në të njëjtin proces, me një ndikim të papërfillshëm. Kjo ndodh sepse pushteti në Damask kurrë nuk përjetësohej në institucione formale, që ishin të lidhura me revoltat e tejzgjatura dhe Assadi dihet që gjithnjë e më shumë varet nga klanet e ndryshme.
Procesi i “reformave” që shpalli Assadi ditën e diel, ka synim të mbajë komunitetin ndërkombëtar të angazhuar me mocione të pakuptimta, duke e zëvendësuar me ndonjë diskutim të ri për fatin e tij.
Fjalimi i tij vjen pas shumë javësh plot aktivitete diplomatike të përqendruara në planin e Gjenevës, një strukturë e përkohshme e varur nga Kombet e Bashkuara – Liga Arabe e dërgoi Kofi Annan në qershor. Në fjalimin e tij, Assadi foli me qesëndi për dykuptimësinë e planit të Gjenevës mbi tranzicionin. Ai kishte të drejtë: duke e lënë mënjanë çështjen thelbësore të fatit të Assadit, kjo ishte e vetmja rrugë për Kofi Annan që të bindte komunitetin ndërkombëtar të binte dakord për paqen.
Opozita siriane dhe përkrahësit këmbëngulin në dorëheqjen e Assadit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të shqetësuar për gjendjen, duken të qeta me Assadin “disi të mënjanuar” (shënim: jo “të nënshtruar”).
Rusia i kundërshton parakushtet, duke ngulur këmbë se largimi i Assadit nga pushteti mund të ndodhë vetëm si pasojë e ndonjë ujdie. Assadi e ka kthyer dykuptimësinë në një mjet presioni për Lakhdar Brahimin, i cili mori pushtetin prej Annanit pasi ai u dorëhoq i zhgënjyer në gusht. Assadi e përmendi gjatë fjalimit Brahimin duke thënë: “Siria pranon këshilla, por jo urdhra”.
Duke vepruar kështu, duket se po i afrohet fundit të rrugës diplomatike, që shkon kundër instinktit të një diplomati energjik, gjë që mund të ushtojë deri në Moskë dhe Uashington.
Assadi mbase shpreson se Brahimi do ta përshtasë atë si një iniciativë paralele për planin e tij të Gjenevës dhe se plani i tij do ta tresë planin e Brahimit.
Baza e pushtetit të Assadit po shkatërrohet gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës.
Por i humbur mes bisedimesh të pafundme i futur në një lojë të shpejtë, e vërteta është që regjimi ende nuk është në gjendje paniku: ende mund të marrë vendime racionale për akordimin e pasurisë, për zonat që duhen mbrojtur, duhen rimarrë apo duhen braktisur.
Në nivel politik, progresi i opozitës siriane ka qenë i parëndësishëm. Koalicioni anti-Assad u përball me një sfidë, gjatë takimit në Doha në nëntor – por që atëherë, Koalicioni ka fituar njohje ndërkombëtare.
Ndikimi në qeverisjen lokale dhe në kontrollin mbi njësitë ushtarake do kërkojë kohë për t’u materializuar.
Për aq kohë sa shtetet perëndimore nuk do ta rrisin mbështetjen e tyre materiale, koalicioni do të mbetet ekstremist i cenueshëm – dhe Assadi e di këtë. Koalicioni duhet të testojë veten dhe të ofrojë një mesazh gjithëpërfshirës. Por këtë nuk po e bën. Assadi mund të humbasë përkrahësit e tij për aq kohë sa nuk merr pjesë në krizë dhe nuk i bashkohet opozitës – një zgjedhje kjo edhe për shumë ushtarë dhe burokratë që janë në pritje të shohin se ç’ndodh me Turqinë, Jordaninë dhe Libanin. Fjala me të cilën është abuzuar më shumë në revoltë duhet të ketë qenë fjala: disfatë. Një dezertor bëhet shkatërrues jo kur e braktis regjimin, por kur bashkohet me palën tjetër.
Moska vazhdon ta pengojë Assadin. Një ndryshim në vlerësimin e Assadit prej Rusisë nuk bëhet baras me ndonjë ndryshim në politikën ruse. Mos kjo do të thotë që misioni i Brahimit po përfundon? Diplomati mund të zgjedhë të dorëhiqet - por bota ka interes në futjen e tij në komunikim të hapur me Damaskun. Një zgjidhje politike do nevojitet në një fazë të mëvonshme – jo me Assadin, por me ata që do mbeten nga regjimi. Shtetet perëndimore duhet të rrinë tashmë në vijë anësore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne veçanti kanë harxhuar shumë kohë të vlefshme dhe mundësi: rreziqet e një përfshirje më të madhe në Siri janë të mëdha. Senatori amerikan John McCain deklaroi muajin që shkoi: “Në Siri, çdo gjë që kemi thënë do të ndodhte, nëse nuk do të ndërhynim, por ndodhi, sepse ne në fakt nuk ndërhymë”.
Duke gjykuar nga fjalimi i Assadit, lufta civile siriane duhet bërë më tragjike, meqë bota po rri duarkryq.
Përktheu Rudina Dahri