E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta e Osetise Jugore dhe vlerat perëndimore që duhen mbrojtur

25-08-2008 / Muhamet Brajshori

Lufta ne Osetine Jugore, po e quaj lufte se disa “shkrues” kosovare po e quajnë Krize, ka qëne një e lufte e nxitur dhe planifikuar ne Kremlin. Gjithmonë kur mbahej ndonjë takim ne KS te OKB-se, Ambasadori Rus i mirënjohur për ne, Vitaly Churkin, ju thoshte gazetareve, ..me pyesni për Gjeorgjinë, është me e rëndësishme..., edhe pse Gjeorgjia s’ishte ne rend dite. Lufta e Osetise nuk ishte një lufte për territor por një lufte për disa vlera dhe ide që quhen demokraci dhe integrime evropiane. Këtu u përsërit pranvera e Pragës, që mund te quhet Vera e Gorit dhe Potit (Qytete Gjeorgjiane strategjike, te pushtuara nga Ruset). Rusia për here te pare që nga rrënja e murit te Berlinit, doli nga strofulla e vet me tanke, për te luftuar ngritjen e Oksidentalizmit ne Gjeorgji. Populli gjeorgjian është viktime e “arushës se madhe” që quhet Putin, që dëshiron te luaje me letra te njëjta edhe ne Kosove. Aty po përballen civilizimi evropian dhe ai kremlinian. Gjeorgjia është vendi i vetëm pro-evropian dhe pro-amerikan ne Kaukaz, dhe rrënja e saj ne duart e Rusie, do te ishte një humbje e një betejë te madhe nga ana e perëndimit, humbje që do e ndjenim edhe ne. Gjeorgjia mund te jetoje storien e suksesshme, vetëm nëse behet anëtare e NATO-s dhe BE-se, jo që te kundërvihemi kundër Rusisë, por që te mbështeten vlerat e popullit gjeorgjian, që te tregohet solidariteti pan-demokratik. Shkrimtari i madh Rus, Fjodor Todojevski ne një shkrim te tij thoshte: “Nëse s’mundesh te sigurosh një ishull, siguroje bile një pike uji”. Nëse s’mund te sigurojë Perëndimi demokracinë ne Rusi, le te siguroje atë ne Gjeorgji Suksesi perëndimor ne Gjeorgji do ishte sukses edhe i Kosovës. Se fundi i fundit, edhe ne do përballemi me konfliktin e ngrire që po krijohet ne Mitrovicën Veriore, e kush ta di cili do jete pozicioni Rus, ta shohim, por mos te presim diçka te mire. ...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›