Kryeministri i Islandës, Geir H. Haarde nis nesër një vizitë dyditore në Tiranë

Kryeministri i Islandës, Geir H. Haarde nis nesër një vizitë dyditore në Shqipëri, me ftesë të homologut të tij shqiptar, Kryeministrit Sali Berisha. Sipas zyrës së shtypit pranë Qeverisë, kryeministri islandez mbërrin sot rreth mesnatës në Tiranë, ndërkohë që ceremonia e pritjes nga Kryeministri Berisha do të zhvillohet paraditen e së martës, në ambientet e Kryeministrisë. Pas takimit kokë më kokë, dy kryeministrat do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Axhenda e vizitës së Kryeministrit të Islandës do të vijojë më pas me takime të veçanta me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, takim i cili do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Brigadave.Ditën e nesërme, Kryeministri islandez do të zhvillojë edhe një vizitë në Muzeun Kombëtar në Tiranë, ndërsa në datën 27 gusht, axhenda e tij parashikon një vizitë në Varrezat e Dëshmorëve dhe një vizitë në Muzeun Arkeologjik të Durrësit....