E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta e telekomanduar dhe diplomacia amerikane

22-06-2012 / Nga David Ignatius

Nga David Ignatius
(Uashington Post)

Me rregullimin e marrëdhënieve midis Amerikës dhe Pakistanit gjatë 18 muajve të fundit, një debat i ri është krijuar me ambasadën amerikane në Islamabad mbi qëllimin e  veprimeve te fshehta të CIA-s dhe efektin e tyre mbi interesat diplomatike. Kryesore në këtë debat politik kanë qenë Cameron Munter, ambasador i SHBA që nga tetori 2010  dhe disa nga shefat e CIA që ka shërbyer me të. Çështja teknike ishte nëse ambasadori, si shef i misionit, kishte autoritetin te përdorte veton  për te kundërshtuar operacionet e CIA-s, te cilat sipas tij do të dëmtonin marrëdhëniet afatgjata. Munter duket se e ka  humbur këtë luftë. Çështja më me rëndësi është ndërprerja e luftës se telekomanduar dhe diplomacisë. Ky është një  shqyrtim i  rëndësishëm për administratën Obama, e cila ka rritur ndjeshëm përdorimin e këtyre avionëve pa pilot të CIA-s, për të goditur objektivat e al-Kaedës në Pakistan, Jemen dhe Somali.
Megjithatë, ka pasur një shqyrtim publik relativisht te vogël, me mënyrën se si këto armë sekrete duhet të bashkëjetojnë me objektivat e menaxhimit të tyre nga shteti. Në këtë sezon te rrjedhjeve të hetimeve, unë duhet të bëjë të qartë se kjo histori nuk doli as nga CIA apo Munter, i cili ka njoftuar se ai këtë verë do të lërë postin e tij në Islamabad, për arsye personale dhe do të japë dorëheqjen nga Shërbimi i Jashtëm. Burimet e bene te ditur debatin e Islamabadit, sepse ata besonin se kjo çështje meritonte një mirëkuptim dhe diskutim të gjerë publik. Munter arriti në Islamabad me sfidën e vështirë të zëvendësimit të Anne Patterson, një diplomate gjerësisht e admiruar, e cila kishte mbajtur një marrëdhënie të mirë pune me shefin e saj CIA-s John D. Bennett, i cili në korrik të 2010-s u bë drejtor i shërbimit kombëtar klandestin. Bennett u zëvendësua në Islamabad me një oficer të ri premtues, por shefi i ri  u soll përsëri ne detyre me dhjetor të 2010-s, pasi  infiltrimi i tij u zbulua.
Emri i shefit "doli" nga një veprim ligjor, ndërmarrë për viktimat e sulmeve të telekomanduara te SHBA-se, po dihet se kjo ishte pune e inteligjencës pakistaneze. Shefi tjetër mbërriti në Islamabad më 26 janar te 2011-s. Kjo ndodhi një ditë para se një operativ i CIA-s, i quajtur Raymond Davis u arrestua në Lahore për vrasjen e dy pakistanezëve. Shefi i ri, një veteran i operacioneve në Evropën Lindore, thuhet se ka argumentuar se ky rast duhet të trajtohet nga "rregullat e Moskës", domethënë, mos lëshoni pe. Munter, fillimisht e ndoqi këtë taktike, por më vone filloi diskutimet e tij me autoritetet pakistaneze. Negociatat e Munter me pakistanezët ndihmuan në lirimin e Davis në mars te 2011-s; kuptohet pas pagimit të "parave të gjakut", për familjet e viktimave, sipas kodit fisnor. Lirimi i Davis, ushqeu një zemërim edhe më të madh  të publikut pakistanez. Dhe me te u rriten edhe tensionet brenda ambasadës. Shefi i ri u largua në korrik të vitit 2011, pjesërisht për arsye shëndetësore dhe gjithashtu për shkak të rivaliteteve personale dhe politikave me Munter. Me ardhjen ne detyre si ambasador, Munter supozoi se kishte autoritetin e nevojshme mbi të gjitha aktivitetet brenda Pakistanit edhe ato qe përfshijnë ambasadën. Patterson kishte te njëjtin pushtet të ngjashëm me veton, ndonëse ajo është testuar shumë rrallë, sepse ajo dhe agjencia e saj shumicën e kohës nuk kishin probleme bashkëpunimi. Por, Munter u këshillua te jetë më i kujdesshëm ne zgjerimin e sulmeve te komanduara të administratës Obama, nga frika se ritmi dhe koha e ofruar interesave afatgjata amerikane në Pakistan po krijonte difuzion, kështu qe duhej përdorur për arritje afatshkurtra kundër terrorizmit. Tensionet në marrëdhëniet SHBA-Pakistan u bene me te theksuar pas sulmit te 2 Maj te 2011-s, në Abbottabad, sulm i cili vrau Osama Bin Ladenin. E njëjta gjë ndodhi edhe me mosmarrëveshjet për sulmet e telekomanduar, brenda ambasadës. Munter, thuhet se ka mbështetur sulmet kundrejt "objektivave me rëndësi" mbi individët te caktuar  dhe për  te ndaluar sulme qe diheshin se do te ndodhnin. Por, ai nuk mori ne konsiderate raportin kosto-përfitim, për të ashtuquajturat sulme "me firme", ku emri i objektivit nuk ishte i ditur. Ndonjëherë këto sulme prodhojnë një burim fitimi, si në rastin e sulmit te “vulosur” te Qershorit te vitit 2011 që vrau Ilyas Kashmiri, një nga operativet më të rrezikshme të al-Kaedës. Çështja e pushtetit te vetos te ambasadorëve u ka kaluar krerëve; Departamenti i Shtetit tani ka një rol formal konsultativ, por në rastin e një mosmarrëveshjeje, autoriteti përfundimtar mbetet në krye të zinxhirit komandues në çdo operacion të fshehtë, i cili është presidenti dhe drejtori i CIA. Interesante është se Drejtori, David Petraeus  thuhet se shpesh mban anën e Munter, duke rene dakord me pikëpamjen e tij se kostot afatgjata te sulmeve në Pakistan ndonjëherë janë  mbizotëruese mbi arritjet afatshkurtra. Skepticizmi Petraeus, thuhet  se kanë tensionuar marrëdhëniet e tij me shefin e qendrës kundër terrorizmit te CIA.
Unë vitin e kaluar e kam përshkruar Obamën si "komandant i fshehtë", dhe ai padyshim e ka shijuar këtë rol. Por ai nuk duhet te harroje se është gjithashtu një diplomat.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›