Lufta e tij
Edmond Arizaj
Nuk janë të paktë personat që nga bisedat njerëzore, dialogët që ofron teknologjia e deri në “kërkesën e llogarisë” më janë shprehur apo hakërryer, sipas rastit, “çke me Ramën, pse s’merresh me Berishën”. Duke u lodhur me shpjegime “kokë më kokë”, pa pretenduar shumë, po përpiqem për pak, ashtu siç e mendoj unë, pa i kërkuar askujt të rreshtohet pas meje, apo të vihet në krahun tim.
Personalisht Edi Ramën e shoh si rrezik, në radhë të parë për vendin, për qytetarët shqiptarë dhe pastaj për të majtën shqiptare. E nisim nga fundi.
Për të majtën shqiptare
Sot e majta është e ndarë në copa. Edi Rama erdhi në karrigen e lënë bosh nga kryetari paraardhës me një premtim të madh, bashkimin e së majtës. Për këtë premtim ai mori bekimin e socialistëve dhe të majtëve në bazë. Ta sqarojmë; Edi Rama nuk e mundi Fatos Nanon në zgjedhje. Edi Rama humbi ditën e parë në kongres dhe fitoi dyshimshëm ditën e dytë. Logjika më e thjeshtë të çon në idenë se Edi Rama nuk duhet të sulmonte egërsisht gjithçka socialiste të deriatëhershme për të rindërtuar fytyrën e re të partisë me fizionominë e tij. Por Rama shumëzoi me zero tetë vjet të qeverisjes socialiste dhe po ashtu edhe pesë vjet të opozitës së saj, duke ia bashkangjitur pesë viteve të qeverisjes së Berishës dhe tetë viteve të opozitës së tij. Duke harruar se opozita e PS-së ‘92-’97, ka qenë nga më të vështirat, më të rëndat, nga vitet me më shumë represion dhe njëkohësisht më idealistet e së majtës shqiptare. Madje, opozita ka sjellë edhe risi në Shqipëri që nuk po vëreheshin as në Partinë Demokratike. Këto u zeruan e së bashku me to edhe ringjallja e shtetit nga PS-ja pas ’97, përballimi i shtatorit dhe pas shtatorit të ’98-ës, përballimi dhe “eksportimi” i Shqipërisë pozitive në botë në krizën kosovare të ’99-ës, marrëveshjet e ndryshme me BE-në dhe SHBA-në, shtrimi i rrugës për integrimin euroatlantik, si dhe nisja e ndërtimit të shtetit nga viti 2000 e që po vijon edhe sot.
Rama vetëm se sulmoi gjithçka të bërë nga socialistët dhe aleatët e tyre. Rama sulmoi edhe Nanon, në mënyrë të çuditshme, sepse përveçse Nano ishte ai që i dha jetën politike nga e cila e kishin larguar, i dha edhe besimin në çdo ndërmarrje politike dhe administrative. Dhe në fund i dhuroi edhe PS-në. Për më tepër sulmet ishin personale dhe jo për nanoizmin, sepse gjithë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Nanos sot janë me Ramën, nesër... nuk i dihet. Rama sulmoi Metën, në mënyrë të çuditshme pasi në katarsisin e famshëm ishte bërë palë, atë që sot e lufton tek politika e vjetër, kundër palës tjetër. “Robert çamçakëzi” është pjesë që nuk mund të retushohet e të ashtuquajturës baltë e vjetër e politikës. Për më tepër atë që nisi Pandeli Majko e vazhdoi thekshëm Ilir Meta, pra pastrimin rrënjësor të Tiranës, kthimin e saj në një qytet normal. Dhe në sajë të këtij bashkëpunimi, në sajë të këtij pastrimi, për nëntë vjet rresht Rama vazhdon të qeverisë Tiranën dhe të përfitojë prej saj. Po ashtu ai pati një mbështetje të fortë në zgjedhjet lokale të 2007-ës, ku ka hyrë dhe ka fituar edhe me votat e shumta të LSI-së. Por menjëherë pas kësaj, Rama nis një kurs të ri, atë të denigrimit dhe luftës ndaj Metës dhe LSI-së. Asnjëherë nuk e ka bërë vetë dhe kjo është edhe më e keqe. Përherë janë gjetur vegla, të reja apo të vjetra, të cilat janë shumëkeqpërdorur, madje shfrytëzuar dhe ndonjë edhe nuk e mori shpërblimin në lista. Si vjen sot e majta shqiptare dhe Partia Socialiste nga politika e Ramës: PS-ja më e paidentitet se asnjëherë tjetër më parë. Nuk dihet kë përfaqëson, kush e përfaqëson, si e përfaqëson, pse e përfaqëson. Vjen me një fytyrë të tjetërsuar, që prej simbolit të trëndafilit dhe deri tek të përzgjedhurit për deputetë që pranojnë dhimbshëm për socialistët, por krenarë për vete në ekrane se nuk janë anëtarë të PS-së, apo se nuk kanë asnjë punë me ish-qeverinë e PS-së. Por votat ama, kryesoret, i kërkojnë nga socialistët. Pra, një shfrytëzim i PS-së në mënyrën më të shëmtuar i dirigjuar nga Edi Rama. Shfrytëzim i siglës së PS-së, sepse njerëzit sot do të votojnë për siglën e saj, duke i kthyer me ndërgjegje votuesit e saj në një masë amorfe. Dhe kësaj mase amorfe, pretendohet t’i jepet në vende të caktuara forma që dëshirojnë njerëz të caktuar, p.sh. të votojë për një parti, kryetari i së cilës është i parapëlqyeri ekskluziv i Ramës. E kam fjalën për Erion Veliaj, të cilit brenda së majtës i janë dhënë të gjitha privilegjet, mundësitë, hapësirat, megjithëse ai thotë jo pak herë që as nuk i përket fare kësaj kategorie.
Pse sherr me LSI
Ende Rama nuk na ka sqaruar pse pas 2007-ës nisi prishja me LSI-në. Ilir Meta e ka bërë, duke e akuzuar Ramën për shkelje të marrëveshjes. Për çfarë i shërbeu Ramës acarimi me LSI-në dhe me Metën, kur pas fitores së 2007-ës e gjithë e majta u karikua për të fituar zgjedhjet e përgjithshme, madje më shpejt se i lejonte ligji, pasi shihej se bashkimi i saj u bë një punë e kryer? Atëherë këtu dhe duke rindërtuar me qetësi ngjarjet dhe deklarimet e mëpasme, lind e drejta të mendojmë se Rama nisi të shohë rrezik tek Ilir Meta. Për Ramën ish-kryeministri karizmatik do të shkatërronte ëndrrën e tij të guvernantit të përgjithshëm të Shqipërisë. Në jo pak deklarata, Rama lë të kuptohet se ai do gjithçka për vete, madje më shumë se sa Berisha. Por Meta ishte pengesë. Me sigurimin e katër viteve në krye të Bashkisë së Tiranës, Rama nisi luftën (ndoshta të planifikuar në mendjen e tij që përpara zgjedhjeve) për shkatërrimin e rrezikut. Aq e ashpër, e egër dhe personalizuar ishte kjo luftë, sa Rama nuk shfrytëzoi Gërdecin (e dhimbshme vërtet, por politika shqiptare bëhet për katër milionë njerëz), por përkundrazi, bëri marrëveshje me Berishën për një sistem mendimi i parë i të cilit ishte nxjerrja jashtë loje e LSI-së dhe Ilir Metës, apo më e pakta “kërcënimi” i votuesve të saj se vota e tyre do të shkonte dëm. Kjo lloj lufte vazhdoi edhe me kodin, edhe me grevën e urisë (ku realisht Rama nuk u tregua aspak njerëzor, qoftë edhe duke mos lëshuar pe nga qëndrimi) vazhdon edhe sot në fushatë. Por çuditërisht sot është vetëm Rama që sulmon. Pse??? Rama kujton kryeministrin dhe ish-kryeministrat. Rama thotë votoni mua dhe mos digjni votën. Rama thotë ata ju kanë djegur, unë do t’ju lulëzoj. Duke lënë mënjanë Berishën, në krahasim me Metën dhe LSI, Rama është shumë pas. Meta ka paraqitur një program, e ka hedhur në treg dhe në çdo takim merret vetëm me këtë program, i keq, i mirë, i arrirë, apo i palexueshëm qoftë ai. Rama ka hedhur në treg vetëm këngën në formën urdhërore “Çohu”. Për disa ditë fushate ai nuk e përmendi aspak LSI-në dhe Metën, ndërkohë që javën e fundit e ka intensifikuar sulmin. Ndoshta ai sheh qartë se politika e tokës së djegur, politika e nisjes së gjithçkaje nga zero (e provuar si e dështuar nga PD-ja), politika e mohimit, politika e Unit-Perëndi, politika anti-ish-PS, politika e re e përtejshme, nuk ka ngjitur aspak në elektorat, madje edhe atje ku PS-ja është e fortë. Dhe tashmë Rama vetëm sulmon LSI-në, një tjetër parti të majtë, së cilës nesër mund t’i kërkojë votat për të bërë qeverinë. Nëse LSI i ka hedhur armët, hedhur, jo ulur, kundër partisë tjetër së majtë, Rama nuk e ka bërë një gjë të tillë. Madje për dëshpërim të të majtëve dhe të socialistëve herë-herë nga aleatë të tij ka teza që për qeverinë mund t’i marrin deputetë Xhuvelit, por kurrë LSI-së, duke u rikthyer tek absurdi i mitingut të dikurshëm “ftojmë gjithë Shqipërinë në protestë, por jo LSI”.
Thjesht në këto vite, Rama ka kërkuar vetëm armiq, apo ka eliminuar “armiq”, (ndoshta nuk do të kemi një kthim pas), kujtojmë; luftë pa kompromis ndaj Nanos, luftë e pashembullt ndaj Metës, luftë e pazëshme ndaj Koçit, shkatërrim të identitetit të ish-ministrave dhe figurave qendrore të PS-së, “eliminim” i Ulqinit, fitues i përhershëm në Tiranë, humor i zi me ish-presidentin Meidani, i pakandiduar dhe së fundmi një amalgamë kandidatësh dhe emrash ku socialistët e gjejnë pak veten, sepse në fund të fundit kanë ikur vitet e idealizmit 1944 dhe 1990. Politikanët janë ata që duan njerëzit, të aftët dhe të paparti janë ata që punojnë për njerëzit, teknicienët pas kompjuterit. Rama i bëri lëmsh. Kërkon votat në emër të PS-së, por PS-ja nuk ka askund, kërkon vota në emër të së majtës dhe flet përtej së majtës e së djathtës, u tregon njerëzve Berishën, por nuk u shpjegon pse e mbajti në pushtet, flet për politikë të re dhe thotë unë jam udhëheqësi që keni pritur. E pra, kjo nuk është Partia Socialiste që njohim, kjo nuk është pjesë e së majtës që duam, kjo nuk është opozita që jep alternativa. Kjo është anarki. Ky është një shkatërrim me dashje i së majtës, nuk dihet se për çfarë. Dhe shkatërrimi i një pjese shumë të konsiderueshme të politikës shqiptare, siç është sot opozita, është rrezik madhor edhe për vetë qytetarët, sepse do të shohin vetëm një alternativë dhe dashje pa dashje do të rikthehen aty ku ishin, njëzetë vjet më parë, vetëm me më shumë ngjyra dhe me viza Shengen.
Rrezik për vendin
Po e nis nga komuniteti im, ai i gazetarëve. E keni vënë re që Rama dhe ramëzat nuk reagojnë kurrë, ndaj çdo akuze të vërtetë apo të pavërtetë. Çfarë bën kjo. Me teorinë “i bini legenit se çudia më e madhe sot zgjat vetëm tri orë”, Rama dhe ramëzat e bëjnë opinionin publik as mish, as peshk. Sepse asnjëherë ata nuk sqarojnë pozicionin e tyre karshi akuzave. Dhe nga kjo anë, PS-ja e Ramës është tërësisht e kundërta e PS-së së Nanos. Bashkia e Ramës është tërësisht e kundërta e qeverisë së Nanos. Ne po shkojmë me shpejtësi drejt një hermetizimi institucional, i cili nesër rrezikon të kthehet në hermetizim total dhe në media të shohim vetëm çka do “partia”, gjë që ka filluar që prej një viti me dialogun. Nga ana tjetër, mosreagimi, që tek e fundit është një përgjegjësi ndaj qytetarëve, sjell edhe një “mbledhje” të opinionit, një tkurrje dhe së fundmi postulatin “po mua ç’më duhet”. Kjo është edhe toga e pushkatimit për atë pak demokraci që kemi në vend. Pas kësaj do të jenë më të shumtë ata si Andi Bushati, e duke qenë ata më të shumtë do të jemi shumë më afër Partisë së Punës me emrin e ri, Partia Socialiste. Pra, shqetësimi më i madh është se ne nuk do të kemi më dinjitet, mund të kemi bukë për të ngrënë, e tokë për të punuar, por nuk do të kemi më dinjitet, apo më saktë edhe atë pak që na ka mbetur. Sepse në një vend normal dinjiteti i një qytetari është më shumë se i thjeshtë; për çdo padrejtësi, ai ka një vend ku të ankohet, ka një zyrë që e dëgjon, ka një media që të tund nga themelet dhe ia kanë frikën. Këtu realisht nuk reagon askush dhe nëse Edi Rama bëhet kryeministër pa një forcë që t’i ndukë frerin (e mbani mend se sa vështirë ishte të bënte si të donte në kohën e PS-së, dhe a ju kujtohet se akuzat më të rënda për Ramën kanë ardhur pas daljes së PS-së në opozitë dhe largimit të Nanos), atëherë këtu realisht do të kemi instalimin e një diktature të re.