Topalli në Shkodër: Me vizionin e PD, do rritet biznesi
Kryetarja e Parlamentit Jizefina Topalli eshte takuar dje ne mbremje me biznesmene te qytetit te Shkodres. Topalli, shprehu bindjen se "me vizionin e PD, biznesi do të njohë zhvillim dhe rritje më të mëdha".
SHKODËR- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka qenë mbrëmë e pranishme në një takim me biznezmenë të qytetit të Shkodrës, i organizuar në mjediset e një hoteli të këtij qyteti.
"Takimet me bizneset janë të vlefshme e të frytshme, pasi bizneset zënë një peshë kryesore në prodhimin e brendshëm bruto" tha zonja Topalli,duke shtuar se "sa më i fuqishëm të jetë biznesi, aq më e fuqishme është ekonomia shqiptare, aq më i madh është numri i të punësuarve, aq më i madh është niveli i të ardhurave dhe parave që shkojnë në familjet e tyre".
Topalli, shprehu bindjen se "me vizionin e PD, biznesi do të njohë zhvillim dhe rritje më të mëdha".
"Qeveria shqiptare e ka ndihmuar biznesin me heqjen e procedurave burokratike, me zvogëlimin e numrit të ditëve në hapjen e biznesit, ndërkohë që infrastruktura e përmirësuar dhe energjia, pa ndërprerje kanë qënë një mbështetje e madhe për të" cilësoi ajo.
Ligji i parë që do të votojmë në parlamentin e ri që do të dalë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, do të jetë ai për Gjykatën Administrative, si një ligj i domosdoshëm për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit" siguroi zonja Topalli.
Duke u ndalur tek zonat turistike të Shkodrës dhe potenciali i tyre për investim zonja Topalli u shpreh se “me përfundimin e rrugës Durrës-Kukës, plazhi i Velipojës, si dhe të gjitha pikat e tjera turistike të Shkodrës, malore dhe fushore do të kënë një zhvillim të dukshëm” .
(d.b/BalkanWeb)