E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta e vogel e perkore autorja nis prezantimin

Me daljen ne treg te librit Piccola guerra perfetta me parathenie te Roberto Savianos i botuar nga Einaudi autorja shqiptare Elvira Dones udheton nga SHBA ku jeton prej disa vitesh per ne Itali ku e presin nje seri takimesh prezantuese ne media universitete.

Takimet kane per objekt prezantimin e romanit dokumentar rrethanat e krijimit. Autorja ftohet te flase per tema qe gjenerojne prej kesaj vepre ceshtje qe kane te bejne me gjendjen e gruas sot.

Me 12 maj ne Gjenove Dones eshte ftuar ne Fakultetin e Mjekesise ne takimin Donne diritti e maternit. Autorja do tiu tregoje studenteve cfare do te thote te jesh grua ne Shqiperi vendi ku eshte lindur dhe ne Shtetet e Bashkuara vendi ju jeton duke sjelle vizionin e saj personal per gjendjen e femres. Me 13 maj ne Sala del Consiglio Provinciale di Genova - autorja intervistohet per audiencen nga Silvia Neonato me shkas prezantimin premiere te romanit Lufta e vogel e perkore.

Kjo veper e vogel per nga vellimi e veshtron luften permes brishtesise se viktimave gra shume te ngjashme me ne pjese e botes sone. shte lufta per here te pare kaq prane nesh sa cdo tmerr edhe me sfilitesi do te na duket i mundshem.

Nje roman i mrekullueshem dhe i nevojshem i cili ndryshon domethenien e fjales lufte. Piccola guerra perfetta eshte ajo Lufta e ndermarre nga NATO ne qiellin mbi Kosove me 24 mars 1999 deri me 12 qershor. Duhej te ishte e vogel dhe e perkore sepse asnje ushtar amerikan nuk do te kthehej ne shtepi ne arkivol keshtu u premtua. Por e pare nga terreni qe krejt tjeter gje.

Ky roman i bazuar ne kerkimet mbi dhunen qe pesuan grate ne Kosove gjate atyre tetedhjete diteve te tmerrshme nga ushtaret serbe arrin te jape epiken prekese dhe te njerezishme te mbijeteses se tri te rejave te ngujuara ne nje shtepi ne Prishtine ne ate qytet qe papritur u kthye nga nje vend i njohur i dashur dhe i ngrohte ne nje kasaphane ne dore te alieneve.

Me Rean Miten dhe Hanen ndjekim odisene drejt lirise apo drejt nje fundi me te zi se vdekja te dy adoleshenteve te trembedhjetevjecares se bukur Blerime qe kur te rritet deshiron te studioje Poe-ne si tezja dhe te pesembedhjetevjecarit Fatmir.

Romani

Piccola guerra perfetta
Autor Elvira Dones
Shtepia botuese Einaudi
Kolana Einaudi. Stile libero big
180 faqe mimi 17.00
Data e botimit Prill 2011


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›