E Diel, 1 Nëntor 2026

Pushtetaret e Sirise tregojne fytyren e tyre te vertete - Regjimi vepron me tanke kunder demonstruesve

Ne lufte per mbijetesen e tij politike regjimi sirian po le qellimisht nje gjurme gjaku pas ne vend ushtaret veprojne me tanke kunder popullates se revoltuar demonstruesit vriten ne menyre brutale. Reforma te pranuara vetem pak kohe me pare sic eshte heqja e gjendjes se jashtezakonshme dalin ne pah thjesht si hapa kozmetike. Kur ndodhet ne hall te madh regjimi po shpalos fytyren e tij te vertete duke sinjalizuar pa lene mundesi keqkuptimi per te ruajtur pushtetin ai ecen edhe mbi kufoma.

Ku con lufta siriane per pushtet

Nje shkallezim i metejshem duket i pashmangshem. Po krejtesisht e paqarte eshte megjithate se ne cdrejtim do te ece rruga siriane per pushtet. Askush nuk e di me saktesi se cfare luhet pas perdeve. A e ka presidenti Bashar al Assad te gjithe pushtetin ne duart e tij Apo ka kohe qe ato qe vendosin jane forca te tjera te sherbimeve te fshehta ushtrise partise shtet ose klanit te familjes se tij E sigurte eshte vetem te gjithe keta do te humbisnin shume ne rast te nderrimit te pushtetit. Prandaj ato ndjekin taktiken e frikesimit dhe nuk sprapsen as nga nje tabllo e inskenuar. Ata vene snajperet te shtine kunder qytetareve dhe pohojne se dorasit jane islamiste ose agjente te paguar nga bota e jashtme. Ata nuk lejojne qe mediat e pavarur te kene qasje ne vend. Ne mediet shteterore e tyre shteterore ata nxisin ne menyre tinzare frike per nje lufte midis feve.

Dhe tani kercenojne masakra te tjera. Ngjashem si ne vitin 1982 kur regjimi shtypi me dhune nje kryengritje masive te Vellazerise Myslimane duket se regjimi eshte i gatshem qe te mos sprapset as nga krimet me masive te dhunes kunde r popullit te vet. Menyra gjithmone e me brutale e veprimit te forcave te sigurise u ben te qarte nderkohe edhe mbeshtesve te presidentit se regjimi i tyre ka humbur cdo legjitimitet. Po duken levizjet e para te shkeputjes nga regjimi. Ato tregojne thirrja per liri dhe demokraci nuk do te shtypet me dhune as ne Siri.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rainer Sollich

Mjetet nderkombetare jane te kufizuara

Bashkesia nderkombetare nuk duhet te heshte dhe te shikoje duarlidhur perballe kesaj qe ndodh. Por faktikisht mjetet e saj jane te kufizuara. Perballe operacionit deri tani te pasuksesshem ushtarak ne Libi pushtetmbajtesit siriane me siguri qe nuk duhet te tremben shpejt nga ndonje nderhyrje nderkombetare. Dhe sanksionet ketij regjimi edhe ne te shkuaren i bene pak dem.

Autor Rainer Sollich

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›