E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta eshte ne internet

Virusi bllokoi sistemet qe kontrollojne centrifugat qe pasurojne uraniumin ne Iran por edhe disa rrjete ne Kine dhe Gjermani me deme te medhenj. Ai qe disa vite me pare ishte thjeshte ne skenar i te ardhmes tashme eshte prezent. E kishte imagjinuar Stieg Larsson ne trilogjine e tij Millenium por edhe ai pa shume leje poetike. ne deshiren per tu hakmarre per Lisbeth grupi Hacker Republic ve mes objektivave te tij edhe sabotimin e sistemit elektrik te Suedise8230

Nga Greg Bruno

Ne pranveren e vitit 2007 kur autoritetet estoneze zhvendosen nje monument perkujtues te Ushtrise se Kuqe nga qendra ne kryeqytet Talin per ne periferi te qytetit shpertheu nje zenke diplomatike me Rusine fqinje. Nacionalistet estoneze e konsiderojne ushtrine si pushtuese dhe shtypese nje ndjenje qe e ka origjinen qe ne periudhen e gjate te sundimit sovjetik pas Luftes se Dyte Boterore atehere kur Bashkimi Sovjetik aneksoi te tre shtetet balltike. Ruset etnike qe perbejne afro nje te katerten e 1.3 milione banoreve te Estonise mbeten gjithsesi te indinjuar nga trajtimi i statujes dhe dolen ne protesta ne rruge. Me vone Estonia fajesoi Mosken per orkestrimin e kesaj trazire rendi u rivendos vetem pas nderhyrjeve diplomatike te SHBA dhe evropes. Por historia e statujes se bronzte nuk mori fund aty. Disa dite pas protestave infrastruktura e kompjuterizuar e qeverise high-tech te Estonise nisi te kete probleme e viktimizuar nga ai qe ekspertet e sigurise se internetit e quajten nje sulm i koordinuar i mohimit te sherbimit. Nje vershim kerkesash false per informacion nga kompjuter nga e gjithe bota synoi qe te gjymtonte faqet e internetit te bankave estoneze medieve dhe ministrive per dite te tera. Estonia i denoncoi sulmet si nje akt i paprovokuar agresioni nga nje armik rajonal ndonese ekspertet nuk bien ende dakord se kush e kreu 8211 Moska ka mohuar qe te kete dijeni. Eksperte te sigurise kibernetike shkuan nje hap me tutje e quajten e ardhmja e luftes.  Kufiri i ri Sulmi ndaj qeverise pa dokumente ne leter qe iu be Estonise ishte nje prej nderhyrjeve me me shume publicitet ne historine e vone te kompjutereve. Por nuk ishte rasti i pare i spiunazhit ne rrjet as edhe me i jashtezakonshmi. shte maja e ajsbergut e sasise dhe cilesise se sulmeve qe ndodhin thote O. Sami Saydjari president i Agjencise se Mbrojtjes Kibernetike nje konsulente per sigurine si dhe nje ish ekspert i sigurise se kompjutereve ne Pentagon.

Izraeli India Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara jane akuzuar te gjithe se kane kryer sulme te ngjashem ndaj kundershtareve. Megjithate Kina duhet te jete shteti me aktiv. Uashingtoni ka akuzuar kinezet se kane nderhyre ne rrjetet kompjuterike te qeverise ne Departamentin e Shtetit tregtise dhe Mbrojtjes 8211 ne disa raste edhe duke siguruar te dhena. Por akuzat per nderhyrje te kinezeve pesuan nje rritje te madhe ne vitin 2007 kur sipas Financial Times hacker-at hyne ne nje rrjet te Pentagonit qe i sherben Zyres se Sekretarit te Mbrojtjes duke e mbyllur ate per pak kohe. Spiunazhi elektronik kinez eshte i dyshuar edhe kunder kompanive britanike Rolls Royce eshte nje shembull si dhe agjencive qeveritare ne France Gjermani Korene e Jugut dhe Taivan. Aftesite e kinezeve ne kete fushe jane zhvilluar nga mbrojtja e rrjeteve ne sulme ndaj rrjeteve te kundershtareve i deklaronte nje Komisioni te Kongresit ne 2007 zevendes sekretari i Mbrojtjes i SHBA.

Kina ashtu si Rusia i mohon akuzat. Te dy shtetet argumentojne se cdo lloj sulmi qe e ka origjinen nga adresa IP-je brenda ketyre vendeve jane kryer nga nenshtetas keqberes por jo nga qeverite e tyre. Megjithate shtetet perendimore vazhdojne te akuzojne kinezet se jane ata prapa sulmeve. Ne ofensive SHBA nuk eshte se rrine e veshtrojne. William M.Arkin nje analist i mbrojtjes qe shkruan per Washington Post thote se aftesia jone per te penetruar ne rrjetet kompjuterike te armikut aftesia jone per te shfrytezuar rrjetet e komunikimit per te manipuluar informacionin dixhital eshte reale por pak gjera dihen per natyren e sakte te aftesive ofensive te Uashingtonit. Megjithate disa detaje kane dale. Per shembull ne mars 2004 Pentagoni shpalli krijimin e nje ekipi te Operacioneve te Informimit per te renditur aftesite e sulmeve kibernetike te ushtrise. ne ate kohe zyrtare te larte te ushtrise thane se qellimi ishte te krijohej nje hapesire nderveprimi mes komandanteve ne lufte dhe komunitetit te sherbimeve te fshehte.

Arkin qe ka raportuar per me shume se dy dekada per ceshtje te sigurise se rrjetit thote se SHBA ka gjithashtu teknologji te afta te penetrojne dhe shkaktojne ngjeshje ne rrjetet e armikut duke perfshire edhe sistemin e klasifikuar Suter i teknologjise se aviacionit. Sipas aviation Week Suter eshte integruar ne avione pa pilot dhe u lejon perdoruesve qe te pushtojne rrjete komunikimi te shohin ate cfare shohin sensoret e armikut e madje edhe te marrin rolin e administratorit te sistemit me qellim qe sensoret te manipulohen ne pozicione ku avione qe afrohen nuk mund te shihen. Disa thone se ushtria izraelite perdori kete lloj aftesie gjate luftes ndaj nje sheshi ndertimi sirian. SHBA i perdori keto kapacitete qe sapo po lindnin ne luften e Kosoves ne vitin 1999 dhe nga mesimet qe nxori aty perfitoi per ne luften e Irakut. Taktikat Taktika te tjera jane me pak te sofistikuara. Sulmi qe nxori perkohesisht jashte sherbimi rrjetet estoneze nisi me nje vershim mesazhesh false qe shenjestronin servera qeveritare. Kjo qasje shfrytezon faktin qe rrjete te medhenj kompjuteresh te nderlidhur te bombardojne rrjetet ne shenjester me kerkesa per informacion nderkohe qe maskohet vendndodhja e sulmuesit kryesor.

James Lewis ekspert sigurie ne Qendren per Studime Sytrategjike Nderkombetare thote se hacker-at ne shembullin estonez me shume gjasa kane marre kontrollin e dhjetera mijera kompjutereve ne te gjithe boten pa dijenine e pronareve te ketyre dhe i drejtuan me pas keta tek serverat e qeverise. rezultati thote ai ishte nje sulm relativisht i vogel qe ishte pothuajse i pamundur te pikasej.Nje tjeter teknike eshte perdorimi i viruseve dhe programeve te tjere keqberes qe futen qellimisht ne sisteme kompjuterike per te vjedhur informacion pa dijenine e perdoruesit. Programi projektohet qe te fshihet pa u vene re dhe te perthithe informacion nga kompjuteri ku ndodhet 8211 gjithcka qe nga sekrete te depozituar ne kompjuter personale deri tek serveret e Pentagonit. Nje analize e kryer vitet e fundit tregoi se shumica e sistemeve te operimit ne Pentagon jane komponente te prodhuar jashte vendit per shkak te kostos se ulet. Por kursimi i parave ka bere qe rrjetet te jene me te dobet ndaj nderhyrjeve. Shtete te huaj mund te vendosin komponente te fshehur brenda kompjutereve duke i bere keta te dobet para sulmeve apo spiunazhit perfundon analiza. Me pak te zakonshem por shume me shqetesues jane sulmet ndaj infrastruktures kritike 8211 si sisteme kontrolli te impianteve berthamore bankave apo metrove. Shqetesimet jane jo pa baza. Ne vitin 2008 nje analist i CIA tha se disa hacker-a ia kishin dale mbane te infiltronin ne kompani elektrike ne vende qe nuk behen te ditur jashte SHBA dhe te pakten ne nje rast kishin nderprere energjine ne shume qytete.

Me pas hacker-at kishin kerkuar para. Qeveria e shteteve te bashkuara po lufton shume ne perpjekje per te mbrojtur sistemet e vet qe te mos lejoje kinezet per shembull qe te lexojne e-maile te qeverise thote ekonomisti Scott Borg drejtor i Njesise se pasojave Kibernetike te SHBA nje institut jofitimprures qe studion rreziqet per rrjetet kompjuterike. Por ndoshta fokusi duhet te jete mbi infrastrukturen kritike. Ate duhet te mbrojme. Bumerangu Quhet Stuxnet por lexohet bumerang. Per Fabio Ghionin hackeri me i rendesishem ne Itali virusi protagonist i sulmit informatik qe u krye vitin qe kaloi kunder Iranit i ndan sistemet kritike telematike te perendimit shume me teper nga sa mendohet. U be kohe tashme qe dihet jo pak per te famshmin virus Stuxnet nje sabotazh me ane te nje programi kompjuterik qe synon te marre kontrollin e impianteve industriale dhe nuk eshte nje nderfutje e vogel me synimin e vetem per te vjedhur te dhena. Stuxnet ka infektuar makinat iraniane qe menaxhonin sistemet Scada te kontrolluar nga Siemens. Duke qene se kolosi gjerman nuk ka ekskluzivisht vetem Iranin dhe qe Ahmadinexhadi nuk heq dore nga tregu global nese Stuxnet kerkon nje bis mund ta beje edhe diku tjeter larg Iranit. jane te largeta koherat e filmit War Games ku thjeshte per loje rrezikohej te hidhej ne ere bota. Jo vetem raketa por rrjete elektrike diga sisteme. Sot gjithcka ka nje adrese IP-je te komandueshme. Raketat me Stuxnet mund ti besh te nisen qe nga hangari.

Mund te krijosh konfuzion dhe frike ne sistemet e mbrojtjes. Alarmi per Stuxnet u leshua ne 17 qershor te vitit qe kaloi nga Virus-Blok-Ada nje shoqeri e vogel bjelloruse qe merret me sigurine e internetit. Shume shpejt fitoi popullaritet dhe me pas vemendjen dhe admirimin e dy koloseve te sigurise Symantec dhe Kaspersky. Me pas erdhi flamuri i bardhe i Microsoft qe virusi shenjestron sistemet operative Windoes qe menaxhojne sisteme kontrolli ne shkalle te gjere ne kompani prodhuese. Pra ata qe quhen Scada supervisory control and data acquisition ose me sakte kontroll i mbikeqyrjes dhe perftimit te te dhenave. Ne praktike jane ata sisteme qe bejne te funksionojne ujesjellesa centrale telefonike elektrike dhe berthamore rrjete semaforesh hekurudhash dhe avionesh kompani nafte instalime ushtarake. Keshtu virusi bllokoi sistemet qe kontrollojne centrifugat qe pasurojne uraniumin ne Iran por edhe disa rrjete ne Kine dhe Gjermani me deme te medhenj. Ai qe disa vite me pare ishte thjeshte ne skenar i te ardhmes tashme eshte prezent. E kishte imagjinuar Stieg Larsson ne trilogjine e tij Millenium por edhe ai pa shume leje poetike. ne deshiren per tu hakmarre per Lisbeth grupi Hacker Republic ve mes objektivave te tij edhe sabotimin e sistemit elektrik te Suedise. Ekskluzivitetin mbi Stuxnet e ka ai qe e leshon por jo ai qe e merr qe mund te riktheje goditjen per arsye se Stuxnet eshte i modifikueshem nga hackera te tjere.

Prandaj mund te rezultoje nje bumerang. Pikerisht per shkak te karakteristikave te tij frika e amerikaneve u permblodh pak kohe me pare ne nje artikull te Uashington Post Stuxnet eshte nje model per sulmet informatike kunder SHBA. Nuk eshte me e ligjshme te mendosh atehere per perdorimin e nje virusi per nje sabotazh te thjeshte edhe pse fryt i nje operacioni kompleks. Ne Australi kane eksperimentuar tashme vite me pare se cfare do te thote te bllokohet sistemi i kullimit te nje qyteti. Stuxnet eshte nje mjet i vertete lufte eshte nje arme e brezit te ri. Por problemi eshte qe nese e leshon vazhdon i vetem. Ashtu si te gjithe viruset natyrore eshte e pamundur qe te heqe qafe te gjithe kundershtaret. keshtu qe rreziku qe te te kthehet kunder eshte shume i larte. shte nje thike me dy presa. Sa shtete te botes perdorin Siemens per sistemet e trye kritike/ Te mendosh se mund te godasesh vetem Iranin eshte e gabuar. Ata sisteme menaxhojne infrastrukturat kritike te nje shteti dhe ne epoken e globalizimit Irani perdor produkte Siemens.

Vetem se varesia e Iranit nga ata sisteme eshte 5 . Ndersa ne ne perendim jemi thuajse teresisht te lidhur me ta perfshire transportet. Nuk kemi berthamoren por gjithcka tjeter mbeshtetet ne sisteme Scada. Duhet vetem te lutemi e te shpresojme qe kushdo qe e ka krijuar kete instrument te kete llogaritur qe Stuxnet nuk ndalet ne Iran. Por nese nuk ndodh keshtu cfare do te jemi ne nje efekt anesor Windowsin e perdorim te gjithe. Atehere cte bejme te mbyllim internetin Strategjia e re e NATO Strategjia e NATO-s numeron tre rreziqe te medha aktuale. Lufta ne internet terrorizmi dhe armet e zhdukjes ne mase. Por sa i rrezikshem dhe me objektiv te caktuar mund te jete sulmi me tastature dhe maus Gjate muajve te veres titujt ishin bombastike. Ata flisnin per trupa qe marshonin per lufte kompjuteresh per Pearl Harbour ne sektorin digjital. Ajo qe publiku mori vesh per krimbin stuxnet ishte se ne drejtimin e luftes ishte hapur nje dimension i ri ne hapesiren virtuale. Te pakten keshtu pretendojne ekspertet.

Fjalet thoshin se ishte sabotuar pasurimi i uranit nje teknike shume e kushtueshme. Eksperti i kompjutereve Felix Leder nga Universiteti i Bonit eshte marre me studimin e krimbit stuxnet Leder E vecanta ne krimbin stuxnet eshte se ai perdor shume pika te dobeta qe njiheshin me pare. Ai perdor te ashtuquajturat zero- dates si te thuash celesin e disa sistemeve windows. Dhe kater prej tyre gjenden ne stuxnet. Keshtu qe me te mund te rrezohet cdo lloj sistemi ne bote. Por kesaj radhe krimbi stuxnet u drejtua ne menyre te vecante ne infrastruktura kritike si per shembull centrale ose centrale atomike e gjera te ngjashme.Stuxnet me germa te kuqe ka demtuar sidomos sistemin e komandimit te Siemensit. Specialiteti i stuxnet-it eshte se ai sulmon sisteme qe perdoren per drejtimin e proceseve industriale dhe i manipulon ato. Keto sisteme hapin ose mbyllin ventila ndezin pompa te ujerave qe ftohin motoret ose rregullojne numrin e rrotullimeve te motoreve.

fare mund te ndodhe nese software-t komandues funksionojne gabim e tregon incidenti ne digen Taum Sauk ne shtetin federal amerikan te Misurit. Taum Sauk eshte nje central qe punon me ujin e mbledhur te rezervuarit. Naten kur nevoja per energji elektrike eshte e vogel uji futet ne rezervuar. Gjate dites kur njerezve u duhet me shume uje atehere uji leviz turbinat. Mengjesin e dates 14 dhjetor 2004 nje gabim ne software beri qe uji te vazhdonte te futej megjithese rezervuari ishte mbushur plot. Diga u ca dhe 4 milione meter kub uje u derdh brenda 12 minutave. Dallget arriten deri ne shtate metra lartesi dhe permbytja nuk shkaktoi ndonje katastrofe te madhe vetem sepse zona eshte e populluar pak.

Rreziku eshte real Ne Zyren Federale per tekniken e sigurise dhe informacionit BSI Stefan Ritter drejton qendren e vezhgimit te situatave. Per ish ushtarin cyber te ushtrise gjermane stuxnet tregon potencialin e rrezikut te sulmeve digjitale mbi sistemet industriale te komandimeve Ritter Tani kemi ne dore nje deshmi te proof of concept. Rreziku nuk eshte me fiktiv per te cilin flasin disa eksperte ne paradhome. Rreziku eshte real kercenimi faktik eshte i madh dhe shume i perpunuar. Sepse vitet e fundit teknologjia e informacionit eshte futur ne te gjitha sektoret e shoqerise. Furnizimi me energji transporti ajror transfertat financiare cdo gje behet me bits dhe bytes kudo programet jane ne sherbim te perdoruesve ose te armiqve te tyre anonime. Charlie Miller eshte nje nga hackerat me te mire te botes. Ne nje konference te zhvilluar per temen e luftes ne cyber amerikani Miller luajti ne muajin qershor nje skenar sikur presidenti koreano-verior Kim Jong-Il ta kishte ngarkuar me ndertimin e nje arme cyber.

Ne fund doli se atij i duhen 50 milione dollare ne vit dhe dy vjet kohe per ti shkaktuar cdo lloj vendi te botes deme masive. Miller Ne mund te hynim kudo ku do te donim ne cdo lloj kompjuteri dhe mund te shkaktonim deme. Sigurisht qe nuk do te ishte e njejta gje sikur te hidhje nje bombe. Por cdo gje qe varet nga kompjuteri ne mund ta demtojme sikur te kishim parate qe na duheshin dhe kohe. Ne strategjine e saj te re NATO mendon edhe per kete forme te re te drejtimit asimetrik te luftes. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen shpjegoi gjate pranveres se sulmet Cyber jane nje shembull perfekt per te treguar cfare pasojash shkaterruese mund te kene ekonomia dhe struktura e nje vendi pa qene nevoja qe ate vend ta shkele asnje ushtar pa qene nevoja te qellohet nje plumb.

Dhe madje pa e ditur se nga kush eshte sulmuar sepse ne hapesiren virtuale gjurmet mund te fshihen ne menyre perfekte. Edhe me stuxnet kjo ka funksionuar shume mire. Kerkush nuk e di me siguri kush e ka futur krimbin ne qarkullim. Kriminelet e internetit futen ne sistemet e te tjereve manipulojne kompjutera private vjedhin sekretet e firmave numrat e llogarive fjalet- kyce informacionet e kartave te kredive. Ata shihen si mercenare te botes moderne te kompjuterit. Ata sulmojne me synim te qarte perdoruesit private te internetit bankat dhe firmat e cdo lloji dhe te cdo madhesie. Qellimi eshte vjedhja e sekreteve te firmave manipulimi i kontove ose paralizimi i faqeve te internetit. Te gjitha keto behen me porosi te klienteve qe paguajne mire. San Petersburgu eshte kryeqyteti i freaks-ave rus te internetit. do vit ata takohen ketu ne konkursin me te madh te hacker-ave qe zhvillohet ne vend ate qe quhet Chaos Constructions.Nje salle e madhe e erret. Dhjetera te rinj jane ngulur mbi laptop-et e tyre. Ajri eshte i rende. Pjesemarresit duhet te futen ne sisteme qe jane realizuar ekstra per kete aktivitet. Profesionistet e teknologjise se informacionit kerkojne gabimet ne sistemin e sigurise.

Dy dite resht pa gjume. Ata vete nuk flasin me deshire per punen e tyre. Informacionet i jep organizatori Anton. Nese flisni me nje nga keta djem ne rruge me siguri nuk do te dini per cfare te flisni. Keta jane njerez shume te mbyllur qe interesohen vetem per boten e kompjuterave. Nje prej ketyre djemve te keqij e takojme ne Moske. Ai quhet Alex eshte ne mes te njezetave me mantel te ti dhe syze dielli. Ai me merr me vete ne nje nga sulmet qe ben si hacker. Kjo ndodh ne makine. Alex-i dhe miqte e tij hacker-a gjejne dhe futen ne rrjete interneti pa kabell qe ndodhen ne rrethinat e qytetit dhe prej atje perpiqen te vjedhin kontot -online te nje banke ruse. Aksioni zgjat gati nje ore dhe perfundon pa sukses. Sepse banka leshon alarmin dhe bllokon disa transfera te manipuluara parash. Hacker-i Alex nuk e prish gjakun Rreziku qe te kapesh eshte aktualisht shume i vogel. Ne kerkojme nepermjet nje rrjeti te huaj pa kabell. Do kohe deri sa policet te vijne deri ketu. Prej ketu ne mund te largohemi shpejt. Jane te tjere ata qe i sjellin parate tek ne ne dore. Numri i krimineleve ne interneti si Alex-i ka arritur ne Rusi rreth 20 mije. Puna eshte e veshtire thote Alex-i te rrish dhjete ore ne rrjet te provosh prodhime te reja elektronike dhe programe kunder viruseve te ndjekesh lajmet e fundit ne sektorin e teknologjise se informacionit. Here pas here te besh sulme pa perfitime por per sport per te mbetur ne forme.

NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›