E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria e tyre frika jone

Angelo Panebianco

Nga ato qe dime per demokracine eshte se sapo te jene stabilizuar veshtire se bejne luftera ndermjet tyre. Nuk eshte se jane gjithmone me pacifiste se sistemet autoritare. Ne dime se rralle demokracite e stabilizuara te sulmohen midis tyre. Vini re se kjo ide nuk ka mbetur e kufizuar ne mbylljen e diskutimeve akademike. Gjithashtu ka frymezuar veprimet  e disa presidenteve amerikane nga Woodrow Wilson tek Ronald Reagan nga Bill Clinton tek George Bush Jr.

Nga Angelo Panebianco

Me te drejte shkroi Sergio Romano me 13 shkurt sesa paradoksal eshte fakti qe perendimoret te gezuar per debimin e Mubarak-ut kane duartrokitur nje grusht shteti ushtarak por ky nuk eshte i vetmi paradoks. Ka edhe nje rrethane te vecante si ironike dhe tragjike ne te njejten kohe dhe ne njefare mase skandaloze qe shpjegon qendrimin ambivalent te perendimoreve ndaj revolucioneve te Lindjes se Mesme qe mund te permblidhet si vijon si mund ta heqim mendjen nga mendimet e keqija sipas te cilit ne kontekstin kompleks te Lindjes se Mesme diktatura te korruptuara dhe represive kane qene megjithate nje garanci per paqen dhe pse jo e garantuar dhe qe demokratizimi i mundshem i ketyre regjimeve me ate egjiptian ne krye mund te rezultoje ne lufte Nga nje ane si mund te mos solidarizohesh me njerezit per shembull me ata te rinj qe kane dale me mjaft guxim neper sheshe duke kerkuar lirine Kemi vepruar shume mire qe jemi solidarizuar me ata. Nese nuk do ta kishim bere do te tregonim se nuk besojme ne vlerat e lirise ne te cilat themi se besojme.

Pervec kesaj sic tregojne dhe lajmet e perleshjeve qe po ndodhin ne Iran kontaminimi demokratik mund por me kusht eshte nje domosdoshmeri te rihape lojerat dhe ne shtetin me te rrezikshem teokratik.

Nga ana tjeter si eshte e mundur kanalizimi i proceseve ne menyre qe ndryshimet e regjimit mos te shkaktojne luftera te reja

Nga ato qe dime per demokracine eshte se sapo te jene stabilizuar veshtire se bejne luftera ndermjet tyre. Nuk eshte se jane gjithmone me pacifiste se sistemet autoritare. Ne dime se rralle demokracite e stabilizuara te sulmohen midis tyre. Vini re se kjo ide nuk ka mbetur e kufizuar ne mbylljen e diskutimeve akademike. Gjithashtu ka frymezuar veprimet  e disa presidenteve amerikane nga Woodrow Wilson tek Ronald Reagan nga Bill Clinton tek George Bush Jr.

Ne qofte se demokracia liberale apo dicka e ngjashme me te do te mbizoteroje ne boten islamike mendonin per shembull neo-konservatoret te mbledhur rreth Presidentit Bush ne rajon do te kete paqe nuk do te kete me sulme si ato te 11 shtatorit madje dhe paqja ndermjet Izraelit Palestines dhe botes arabe do te jete e mundur por gjerat jane me te komplikuara. Ka dy saktesime per te bere. I pari eshte se nese demokracite e qendrueshme kane tendence te krijojne marredhenie pacifiste ndermjet tyre rregulli nuk vlen per regjimet ne tranzicion drejt demokracise. Perkundrazi ka prova te faktit qe regjimet ne rrugen e demokratizimit mund te jene ne vecanti agresive dhe ndaj fqinjeve demokratike. Derisa demokracia nuk do te stabilizohet eshte i larte rreziku qe neo-elitat e dala nga zgjedhjet e para te lira do te drejtojne tek nje armik i jashtem tensionet qe shoqerojne gjithmone ndryshimin e regjimit. Kroacia dhe Serbia ishin vende ne rrugen e demokratizimit ne epoken e lufterave te tyre.

Pika e dyte eshte se proceset demokratike jo doemos cojne ne demokraci liberale. Shpesh gjenerojne demokraci jo-liberale regjime hibride qe bashkojne institucionet liberale zgjedhje pak a shume te lira dhe institucione jo- liberale rregulla emergjente me qellim per te mposhtur kundershtaret. Nje demokraci jo-liberale mund te jete tejet agresive me vendet e tjera me agresive se disa regjime autoritare.

Nese zbatohen ne kontekstin egjiptian keto konsiderata atehere ne mund ta shohim rendesine. Ushtaraket u nxituan kur garantuan boten se mund te ruanin traktatin e paqes me Izraelin por si mund te garantojne se kjo gjendje do te vazhdoje dhe pas zgjedhjeve te lira pas instalimit te nje qeverie demokratike ne nje vend ku si ne te gjitha sheshet arabe armiqesia ndaj Izraelit eshte e rrenjosur ne popull prej dekadash te tera Nder te tjera traktatet e paqes dhe pse formalisht ne fuqi mund te anulohen per shembull nje qeveri demokratike qe duhet te merret me nje prezence te madhe parlamentare te Vellezerve Myslimane do te vazhdoje si diktatura e Mubarak-ut te bashkepunoje me Izraelin ne kontrast me veprimet e luftes se Hamasit ne Gaza Ka dyshime rreth kesaj.

Le te konsiderojme nje aspekt tjeter. Diktatura egjiptiane ka gezuar per dekada te tera mbeshtetjen amerikane dhe evropiane. Dhe pse Obama dhe perendimore te tjere me ne fund u shkeputen nga Mubarak-u kujtimin e asaj mbeshtetjeje egjiptianet nuk mund ta harrojne lehte. Udheheqesit qe do te kerkojne vota ne zgjedhjet e lira duhet ta marrin ne konsiderate. Ka mundesi qe demokratizimi te pakten ne fillim te shoqerohet me nje afirmim te forte kundra-perendimor dhe kundra-izraelit dhe me pasoja gjeo-politike te lehta per tu imagjinuar.

Prandaj duhet te kemi shpresa ne vizionin e ushtrise egjiptiane Ne fakt ne duhet te shpresojme qe ky proces te ndodhe gradualisht. Per shembull tashme kemi zbuluar dhe ne saje te ngjarjeve ne Afganistan e Irak se zgjedhjet e lira duhet te jene kurorezimi i procesit te demokratizimit pika e mberritjes jo e nisjes. Se pari ne duhet te forcojme institucionet qe te kufizojme kompetencat e qeverise gjykatat kushtetuese dhe ekuilibrat e tjere dhe te hiqen kufizimet e pafundme ligjore e burokratike qe pengojne lirine personale te individit.

Vetem pas perfundimit te kesaj rruge te mundimshme mund te shpresojme qe zgjedhjet e lira mos te rezultojne ne demokraci jo-liberale duke kercenuar qytetaret dhe paqen.

Kane te drejte ata qe argumentojne se demokracia mund te pajtohet shume mire me fene myslimane sic provojne regjime te ndryshme demokratike ekzistuese ne boten islame dhe se edhe ne ate bote demokracia nese eshte e konsoliduar mire mund ti mbaje urte fanatiket. Rruga qe te con ne stabilizimin e demokracive dhe ne shijimin e rezultateve te tyre eshte e gjate e ashper dhe plot me rreziqe. Kjo shpjegon ambivalencen perendimore.

Marre nga Corriere della Sera

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›