E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta kundër Ndranghetta-s, policia italiane arreston 61 anëtarë të dyshuar të rrjetit mafioz

Policia italiane ka arrestuar 61 të anëtarë të tjerë të dyshuar të Ndragetas, në një operacion që u ndërmor në shtatë krahina të vendit.

Ata dyshohet se kanë kryer krime si mashtrim, trafikim lëndësh narkotike, infiltrim në institucione qeveritare dhe marrje ryshfeti nga fermerë lokalë.

Më shumë se 500 oficerë policie u angazhuan në operacion, i cili shenjëstroi 167 persona në total, përfshi edhe dhjetra që janë aktualisht në burg.

Javën e shkuar, më shumë se 100 persona u arrestuan nëpër vende të ndryshme të Europës në një operacion që ishte më i madhi i ndërmarrë ndonjëherë ndaj Ndragetas. Dhjetëra vende u angazhuan dhe asete me vlerën e 25 milionë eurove u sekuestruan.

Gjatë hetimit u zbuluan informacione të reja të rëndësishme mbi mënyrën se si funksiononte kupola e rrjetit kriminal, një nga bosët e të cilit, Paskuale Bonavota u arrestua në një katedrale në Gjenova, muajin e shkuar.

Qindra anëtarë të tjerë dhe zyrtarë të korruptuar ose janë burgosur ose janë ende në proces gjyqsor në lidhje me angazhimin e dyshuar me familjen Mankuzo, e cila është një nga 150 familjet pjesë e Ndragetas.

Ndrageta ka lënë pas Koza Nostran duke u bërë grupi më I fuqishëm mafioz në Italia dhe vepron në më shumë se 40 vende në të gjithë botën.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›