E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë/ India dhjetëfishon importet e naftës nga Rusia

Importet e naftës ruse në Indi u rritën dhjetëfish vitin e shkuar. Kjo u bë e ditur nga Banka Baroda që kontrollohet nga shtetit indian. Shifrat tregojnë se ekonomia e tretë më e madhe e Rusisë ka kursyer rreth 5 miliardë dollarë pasi shtoi blerjet e naftës bruto nga Moska.

Vendet perëndimore ndërkohë kanë reduktuar ndjeshëm importet e produkteve të energjisë nga Rusia pasi kjo e fundit pushtoi Ukrainën. Rusia i ka shitur produktet e saj me çmime të ulëta vendeve si Kina dhe India.

Në vitin 2021, nafta ruse përbënte 2 përqind të importeve vjetore të këtij produkti në indi. Kjo shifër tashmë ka shkuar në 20 përqind.

Pavarësisht presionin nga SHBA dhe Europa, India ka refuzuar t’iu bashkohet saksioneve perëndimore ndaj importeve ruse.

Nju Delhi gjithashtu nuk ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës. Për blerjet e datës ruse, India thotë se ato i nevojiten pasi është një vend që mbështetet më së shumti tek importet e produkteve energjitik dhe ka miliona banorë që jetojnë në varfëri prandaj nuk është në pozita që mund t’i blejë këto produkte me çmime më të larta.

Ministri Indian i punëve të Jashtëm s. Jaishankar u shpreh vitin e shkuar se qëkur filloi lufta në Ukrainë, Europa kishte importuar energji nga Rusia gjashtë herë më shumë se India. Europa ia ka dalë të reduktojë importet e saj, duke gjetur një mënyrë të rehatshme.

Nëse është një çështje parimesh, përse nuk i ndërpreu importet që në ditën e parë të luftës, tha Jaishankar.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›