E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Jetman realizoi me sukses nje fluturim mbi Kanionin e Madh

Nje aventurier zviceran i njohur me nofken Jetman realizoi me sukses nje fluturim mbi Kanionin e Madh ne pjesen jugperendimore te Shteteve te Bashkuara.

Sponsorizuesi firma zvicerane e oreve Breitling publikoi video nga fluturimi i zviceranit Iv Rosi qe u realizua te shtunen.

Ekipi i vogel qe mbeshteti fluturimin tha se zoti Rosi kerceu nga nje helikopter dhe duke perdor nje mekanizem fluturues qe e mbante ne shpine i cili i ngjante  kraheve te avionit ne miniature fluturoi per 8 minuta. Ai arriti nje shpejtesi prej 305 kilometrash ne ore dhe pastaj e ngadalesoi fluturimin duke u ulur me parashute ne shtratin e kanionit.

Iv Rosi kishte planifikuar ta bente fluturimin te premten por kjo u shty per shkak te voneses per te marre lejen nga autoritetet federale te aviacionit. Firma Breitling tha se fluturimi u realizua nje dite me vone pa shume buje dhe me nje prani te vogel vezhguesish.

Ky nuk eshte fluturimi i pare i zotit Rosi por sipas tij ishte nje nder me te paharrueshmit. Ai ka fluturuar me pare mbi Ngushticen e La Manshit dhe mbi Alpe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›