Popullariteti i presidentit Obama arrin nivelin me te larte ne dy vjet

Nje ankete e re ne Shtetet e Bashkuara tregon se popullariteti i presidentit Obama ka arritur nivelin me te larte ne dy vjet pas vrasjes se Osama bin Ladenit me shume se nje jave me pare.
Agjencia e lajmeve Associated Press publikoi sot rezultatet e nje ankete telefonike me 1 mije pjesemarres qe u organizua nga data 5 deri ne 9 maj nga kompania GfK. Rezultatet tregojne se niveli i miratimit per presidentin Obama eshte gati 60 perqind dhe se me shume se gjysma e amerikaneve mendojne se ai meriton nje mandat tjeter ne detyre.
Presidenti Obama njoftoi mbremjen e 1 majit se forcat speciale SEALs vrane udheheqesin terrorist Osama bin Laden gjate nje sulmi ne shtepine e tij ne Pakistan.
Pas kesaj ngjarje gati tre te katertat e te anketuarve thane se kane besim se zoti Obama mund te perballoje kercenimet terroriste.
Rezultatet e anketes tregojne se pozita e presidentit eshte permiresuar jo vetem per ceshtjen e terrorizmit. 52 perqind e amerikaneve e miratojne menyren sesi ai po e drejton ekonomine dhe po e njejta perqindje mbeshtesin menyren sesi presidenti po perpiqet te zgjidh ceshtjen e papunesise tani ne nivelin 9 perqind.