E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta kundër terrorizmit, Blair: Vrasja e Bin Laden, e rëndësishme

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair tha se vrasja e Osama bin Laden ishte e rëndësishme në betejën kundër terrorizmit. Bler nënvizon se Al Kaeda mbetet ende një kërcënim serioz për Perëndimin.  Bin Laden, i cili konsiderohet se ka qenë truri i atentateve të 11 shtatorit, u qëllua për vdekje nga forcat speciale amerikane në maj, në Abotabad të Pakistanit.
 

"Rreziku është akoma aty, por ne i kemi ndjekur ata nga pas. Ne kemi dëmtuar rëndë kapacitetet e tyre, si dhe kemi kapur ose vrarë shumë prej liderëve të grupit", thekson Blair.
 

Në një intervistë për agjensinë e lajmeve Reuters, Blair nënvizon se beteja me terrorizmin vazhdon.  "Mendoj se manipulimi dhe ideologjia e lëvizjes është ende atje. Prandaj, vrasja e Bin Laden ishte jashtëzakonisht e rëndësishme", shton Blair.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›