Lufta kundër terrorizmit, Obama:Tashmë më të fortë

Presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar këtë të shtunë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot 10 vite pas sulmeve të 11 shtatorit janë edhe më të fortë, dhe se amerikanët do vazhdojnë rrugën e tyre pavarësisht kërcënimeve për sigurinë e tyre.
Gjatë fjalimit të së shtunës, dhe një ditë para përkujtimit të sulmeve, Obama bëri me dije se forca e Al Kaedës ka rënë falë forcës që kanë treguar forcat e SHBA-se në këtë dekadë. Megjithatë ai deklaroi se ky grup vazhdon të ketë si synim SHBA.
"Po, është vërtetë që ne po përballemi me një armik të vendosur dhe nuk do të ketë gabime. Ata do të mundohen të na godasin ne sërish. Por ashtu siç ne do ta tregojmë të shtunën, do të jemi vigjilentë", deklaroi Obama.