E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panetta: Sulmet ndaj SHBA, autorët do ndëshkohen

Kërcënimi i besueshëm por jo i konfirmuar, siç thonë zyrtarët amerikanë, në prag të 10 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, nuk po e bën Presidentin Obama të ndryshojë planet për të vizituar Pentagonin në përvjetorin e kësaj ngjarjeje. Ceremonitë përkujtimore filluan në Pentagon dje, nën masa të forta sigurie.

Një numër i madh punonjësish të Petagonit u mblodhën në oborrin e ndërtesës për të kujtuar ditën kur rrëmbyesit përplasën një avion Boing 757 të shoqërisë ajrore American Airlines aty.

Sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta ishte mes pjesëmarrësve në ceremoninë për punonjësit dhe viktima të tjera të pafajshme u zhdukën kur avioni u përplas dhe shkatërroi një pjesë të madhe të kësaj ndërtese gjigante.

Sekretari Panetta tha se sulmet në Pentagon dhe në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork e bënë vendin të bashkohej dhe të forconte vendosmërinë ushtarake për të gjetur dhe ndëshkuar terroristët si Osama Bin Ladin.

"Një nga momentet për të cilat jam shumë krenar si drejtor i CIA-s ka qënë rasti që më është dhënë për të punuar me disa nga zyrtarët tonë më të mirë të zbulimit, me disa nga ekipet e forcave tona speciale për t`ia bërë të qartë vendit dhe botës se askush nuk mund t`i shpëtojë ndëshkimit për sulmet ndaj këtij vendi”.

Panetta mbajti këtë fjalim, ndërkohë që autoritetet në Pentagon dhe Nju Jork forcuan masat e sigurimit pas njoftimeve për një kërcënim të besueshëm por jo të konfirmuar, siç u shprehën zyrtarët, gjatë ceremonive përkujtimore të 11 shtatorit. Zyrtarët thonë se po përpiqen të konfirmojnë informacionin që morën se një ose më shumë atentatorë mund të kenë hyrë në Shtetet e Bashkuara, gjatë ditëve të fundit për të kryer sulme.

Në fillim të javës, Pentagoni njoftoi shtimin e masave të sigurimit në istalimet ushtarake në territorin e Shteteve të Bashkuara, në kuadër të përvjetorit të 11 shtatorit dhe përpara se të informohej për kërcënimin e besueshëm.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›