Raporti i Martyt PS Seance degjimore me SHISH-in
Opozita kerkon nje seance degjimore me kreun e Sherbimit Informativ Shteteror ministrin e Brendshem dhe ministrin e Puneve te Jashtme per raportin e Dick Marty. Une mendoj se eshte detyre e ketij komisioni qe te therrasim ne nje seance degjimore me dyer te mbyllura keto institucione per te na informuar per ate qe shteti yne ka dijeni dhe hapat konkrete qe jane marre per te perballuar kete fushate ne konsideraten time antishqiptare - tha dje ne Komisionin e Sigurise ligjvenesi socialist Ilir Gjoni. Po ashtu ai kujtoi per nje tjeter seance degjimore lidhur me sigurine ne vend. Po ashtu e shoh me interes edhe nje seance degjimore me drejtorin dhe me ministrin e Shtetit e te Inovacionit nese mbulon problemin e regjistrimit te popullsise. Ne gjykimin tone si opozite por jam i bindur edhe per ju ka nje tentative nga qarqe te ndryshme per te manipuluar - tha Gjoni. Sipas tij shpesh mund te kete deklarime te ndryshme ne kete proces prandaj eshte i nevojshem verifikimi. Gjoni shtoi se kreu i SHISH-it pak kohe me pare ka ngritur dhe shqetesimin se disa qarqe shoviniste duan te paraqesin idene e shoqerise shumetnike prandaj eshte i nevojshem ky informacion. Kreu i Komisionit te Sigurise Leonard Demi siguroi se do te merren masat per te siguruar keto seanca degjimore.