E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta kunder trafikut njerezor ne fokus te Ministrise se brendshme

Ministria e brendshme ka kthyer ne fokus luften kunder trafikut njerezor. Ne nje projekt te perbashket ministria e brendshme dhe ajo e puneve te jashtme kane nisur trajnimin 3 ditor me konsujt tane jashte vendit dhe oficereve te kontaktit mbi praktikat konsullore ne luften kunder trafikimit ne njerez. Ne start te ketij trajnimi zv.ministrja e brendshme Iva Zaimi deklaroi se ne kete drejtim eshte rritur bashkepunimi me vendet mike ndersa sipas saj ky trajnim do te ndihmoje shpjegimin ne detaje te procedurave qe duhen ndjekur kunder trafikut njerezor. Ky trajnim konsiston ne percjelljen e informacionit lidhur me kuadrin ligjor e institucional te luftes kunder trafikimit ne njerez tendencave te reja ne kontekstin e liberalizimit te vizave bashkepunimit rajonal dhe rolit te oficereve nderlidhes njohjes me te zgjeruar te instrumenteve nderkombetare si dhe njohjes me Procedurat Standarde te Veprimit per Identifikimin dhe referimin e viktimave te mundshme te trafikimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›