E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta kundër trafiqeve dhe emigrimit të parregullt, Balla takon ambasadoren e Francës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pritur në një takim ambasadoren e re të Francës në Shqipëri, Catherine Suard.

Intensifikimi i bashkëpunimit shumëplanësh me agjensitë ligjzbatuese franceze për rendin publik, luftën kundër trafiqeve ilegale dhe migracioni i parregullt, ishin kryefjalë e takimit mes Ballës dhe Suard.

Ministri bëri me dije se më shumë se 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti.

“Mirëprita në një takim Ambasadoren e re të Francës në Shqipëri, Catherine Suard. Shqipëria dhe Franca kanë sot një nivel të shkëlqyer marrëdhëniesh dhe ne synojmë të zgjerojmë më tej bashkëpunimin shumëplanësh me agjensitë ligjzbatuese franceze në fushat që lidhen me rendin publik, luftën kundër trafiqeve ilegale dhe migracionit të parregullt. Mbi 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, plot 56% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, deklaron Balla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›