E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi i vogel: Taksat e Rames, po na falimentojne

Me qindra biznese te vogla ne Tirane, rrezikojne falimentimin per shkak te taksave te larta vendore. Taksa, qe sic shprehen perfaqesues te mazhorances, eksperte ne fushen e ekonomise, jane me te larta se sa percaktohet ne ligj. Vete biznesmenet pohojne se vjelja e tatimeve nga Bashkia e Tiranes sa vjen e shtohet nga muaji ne muaj. Nje dite me pare deputeti i PD, Florion Mima, ish–zevendesminister i Financave, u beri thirrje bizneseve te vogla te mos paguajne me shume tatime se sa parashikon ligji. Mima, tha se tarifat e taksave te mbledhura nga Bashkia e Tiranes jane me te larta se 10 per qind e nivelit tregues te takses per biznesin e vogel, cka perben shkelje te ligjit per taksat vendore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›