Vasili: Sistemi shëndetësor, po i nënshtrohet reformimit më të thellë
Reformat në shëndetësi, sfidat në të ardhmen si dhe bashkëpunimi mes të dyja vendeve, ishin temë e takimit mes Ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili si dhe homologut kosovar Ferid Agani. Sistemi shëndetësor shqiptar po i nënshtrohet reformimit më të thellë gjatë këtyre 20 viteve. Kështu është shprehur, Kreu i Shëndetësisë Vasili.
Ndërkohë, sipas Ministrit kosovar Ferid Agani, Kosova po perballet me probleme shqetesuese përsa i përket sistemit shëndetësor .
Dy homologët, Vasili dhe Agani theksuan rendësinë që ka bashkëpunimi për të dyja vendet, sidomos në fushen e shëndetësisë. Kreu i shëndetësisë shqiptare Petrit Vasili, premtoi se shëndetësia shqiptare do ofroje pa asnjë lloj hezitimi, çdo shërbim për qytetarët kosovare.