E Shtunë, 31 Tetor 2026

Steinberg prokurorise Duhet hetim i plote

Zevendessekretari amerikan te Shtetit James Steinberg ne kuader te vizites se tij ne Shqiperi ku eshte takuar me funksionare te larte te shtetit paraditen e djeshme ka zhvilluar edhe nje takim me prokuroren e Pergjithshme te Republikes se Shqiperise znj. Ina Rama. Ne takim ishte i pranishem edhe ambasadori amerikan ne Tirane Alexander Arvizu gjithashtu edhe delegacioni qe shoqeron Steinberg ne perberje te te cilit eshte edhe zevendesndihmessekretari i Shtetit per Evropen dhe per Azine Thomas Countryman. Zv.sekretari amerikan i Shtetit deklaroi se prokuroria duhet te mbetet larg sulmeve dhe nderhyrjeve politike ne lidhje me hetimet per zbardhjen e asaj cka ndodhi nedemonstraten e 21 janarit ku mbeten te vrare 4 demonstrues dhe dhjetera u plagosen. Ne takim i deleguari i Departamentit amerikan te Shtetit konfirmoi mbeshtetjen e plote qe SHBA i ka dhene prokurorise si institucion i pavarur per te kryer nje hetim te plote dhe te paanshem ne lidhje me ate cka ndodhi me 21 janar - thuhet ne njoftimin per shtyp te Prokurorise se Pergjithshme. Eumlshte e rendesishme qe prokuroria si nje institucion i pavarur te mbetet larg sulmeve dhe nderhyrjeve politike ne menyre qe te kryeje me paanesi detyren e saj kushtetuese - nenvizohet te kete thene zoti Steinberg ne takim. Prokurorja e Pergjithshme znj. Ina Rama pasi falenderoi zv.sekretarin Steinberg per mbeshtetjen qe SHBA i kane dhene organit te akuzes ne permbushjen e detyrave te saj ne zbatim te ligjit dhe te Kushtetutes theksoi se prokuroria mbetet e angazhuar dhe e vendosur ne punen e saj per zbardhjen e ngjarjes se 21 janarit. Duke e konsideruar kete hetim si mjaft sensitiv ne opinionin publik prokuroria eshte shprehur gjithmone per nje hetim te plote te paanshem profesional dhe gjitheperfshires duke mbetur larg cdo lloj nderhyrjeje politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›