E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtësia greke e rrepte për shqiptaret

Një studim i fundit ne Greqi ka dale ne përfundimin se forca e ligjit ne shtetin fqinj është me e rrepte për emigrantet, sesa për vendasit. Për të njëjtat shkelje penale të huajt, e ne veçanti shqiptaret, marrin dënime shumë më të rrepta në krahasim me greket. Ne baze te studimit, për vitet 2004-2006 të zhvilluar mbi 767 të dënuar, ku pas grekëve me 385 vetë ose 50.2% vijnë shqiptarët me 174 vetë ose 22%, të akuzuarit grekë për çështje droge marrin dënime të shkallës më të ulët, nga 3 muaj deri 6 vjet, kurse 60% e të huajve marrin dënime të shkallës më të lartë, nga 6 vjet deri në burgim të përjetshëm. Gjithnjë ne baze te këtyre shifrave, me burgim te përjetshëm dënohet vetëm 1,3 për qind e shkelësve greke te ligjit, ndërsa për te huajt denueshmeria arrin deri ne 6.3 për qind. Gjithashtu, studimi tregon se mesatarja e viteve te dënimit për greket është 5,1 vjet, ndërsa për shqiptaret 10,5 vjet. Ekspertet e te drejtave te njeriut ne këtë rast pyesin: Si ndodh që gjykatësit kur vjen puna për të huajt ?harrojnë? aksiomën kushtetuese ?të gjithë të barabartë para ligjit?? përgjigja mund te gjendet te nacionalizmi ekstrem grek, por edhe te faktorë te tjerë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›