E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta në Siri infekton Libanin, 7 të vrarë dhe mbi 70 të plagosur

Libi- Shtatë njerëz janë vrarë dhe më shumë se 70 të plagosur, pas luftimeve në veri të Libanit mes dy komuniteteve të ndara mbi çështjen Siriane.

Betajat e rrugëve mes sunive dhe alevitëve në qytetin e Tripolit vijon në ditën e dytë të luftimeve.

Rivaliteti i vjetër mes dy grupeve është ushqyer tashmë edhe nga konflikti sirian, jashtë kufijve të Libanit.

Presidenti sirian Bashar al-Assad, një alavit po lufton keqas me rebelët sunitë opozitar.

Ndërkohë kryeministri libanez Najib Mikati, që është një sunit, u bëri apel të dyja palëve që t`i japin fund kësaj beteje absurde që po shkund Tripolin, një qytet me përafërsisht 200.00 banorë, qyteti i dytë më i madh në vend.

” Në kemi kemi tërhequr vazhdimisht vemendjen për tu tërhequr nga ky zjarr që po përpahet nëpër Liban”- tha kryeministri duke folur mbi dhunën siriane që tashmë i ka kaluar kufijt. Ai i bëri thirrje banorëve të Tripolit të mos lejojnë askënd që t`i transformojë në municion për luftën e dikujt tjetër.

Persona të armatosur në një distrikt sunit të Bab al-Tabbana dhe dhe alevitët e një distrikti tjetër të Jabal Muhsin shkëmbyen zjarr gjatë natës, thanë banorët për agjensinë e lajmeve Reuters.

Dy njerëz të vrarë u identifikuan si naorë të lagjes Jabal Muhsin, ndërkohë që nga ana e sunitëve kanë vdekur pesë të tjerë, raportojnë burimet mjeksore që po operojnë në vend.

Tripoli është një nga zonat më të dhunshme dhe të paqëndrueshme të Libanit, me një komunitet të vogël alevitë dhe një shumicë sunite.

Aktet e dhunës këtu kanë qënë të vazhdueshme por burimet thonë se dy ditët e fundit kanë qënë shumë intensive përleshjet. Ndërkohë që dëshmitarët thonë se po përdorën armë të rënda ndryshe nga zakonisht.

Politikat e qeverisë libaneze janë përpjekur ta izolojnë vendin nga kriza siriane, nga shqetësimi se ajo mund të rindez përçarjet mes komuniteteve, që vetë libanezët i kanë ushqyer në një luftë civile 15 vjeçare.

Por sa më shumë e lidhur me sektet fetare bëhet lufta në Siri, aq më shumë vështirsohet parandalimi i saj për të infektuar përtej kufirit.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›