Serbia konteston kushtetutshmërinë e privatizimeve në Kosovë
Zyra e Kosovës ne qeverinë serbe ka paraqitur një kërkesë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së privatizimeve në Kosovë, raporton B92.
Kërkesa i është dorëzuar Gjykatës Ksuhtetuese të Serbisë, ka publikuar Zyra për Kosovën në faqen e saj zyrtare.
Kjo kërkesë i referohet të gjitha privatizimeve që janë kryer që nga viti 1999 e deri më sot, lexohet në njoftimin për shtyp.
Drejtoi i Zyrës për Kosovën Aleksandër Vulin i tha të përditshmes Vesti se zyra do të rinovojë kërkesën për rishikim të kushtetutshmërisë së privatizimeve të bëra në Kosovë.
” Nuk mund të blihet diçka që është e vjedhur. Duhet përcaktouar fillimisht se cilit i takon prona dhe pasi të jetë përcaktuar kjo, atëherë mund të mendohet për privatizime. Privatizimet në Kosovë janë bërë në mënyrë mon-etnike dhe serbët nuk kanë marrë pjesë në to. Kjo është diçka thjesht e papranueshme”, – ka theksuar Vulin.
Matilda Alku
/IDEA/