Lufta në Ukrainë- Zelensky në Britani, takohet me Mbretin Charles dhe kryeministrin Starmer

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka udhëtuar këtë të hënë (23 qershor) drejt Britanisë së Madhe për të diskutuar mbrojtjen e Ukrainës dhe mënyrën e ushtrimit të presionit shtesë ndaj Rusisë.
Gjatë kësaj vizite, Zelensky do të takohet me Mbretin Charles, kryeministrin Keir Starmer dhe kryetarët e të dy Dhomave të Parlamentit.
Zëdhënësi i presidentit, bëri me dije se Zelensky do të flasë gjithashtu me personelin ushtarak ukrainas që po trajnohet në Britani dhe përfaqësues të grupeve të ekspertëve.
Ndërkohë, në Ukrainë, dronët dhe raketat ruse gjatë natës, u kanë marrë jetën 10 civilëve.
Dronët dhe raketat goditën zona banimi, spitale dhe infrastrukturë sportive në shumë lagje anembanë Kievit në orët e para të së hënës.
/rtsh.al/