E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë, kompania Siemens pezullon aktivitetet nga tregu rus

Kompania gjermane Siemens do të mbyllë operacionet e saj industriale dhe të gjitha aktivitetet e biznesit industrial nga tregu rus. Ky vendim vjen si pasojë e luftës në Ukrainë nga pushtimi rus, raporton CNN.

“Ne i bashkohemi komunitetit ndërkombëtar në dënimin e luftës në Ukrainë dhe jemi të fokusuar në mbështetjen e popullit tonë dhe ofrimin e ndihmës humanitare,” tha në deklaratë kompania.

Më herët kompania Siemens pezulloi të gjitha bizneset e reja dhe dërgesat ndërkombëtare në Rusi, ndërsa ka garantuar sigurinë e 3,000 punonjësve të saj në vend.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›