Paralajmërimi i Estonisë: Rusia mund të sulmojë shtetet baltike

Ministria e Mbrojtjes së Estonisë ka mbështetur anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Zyrtarë të ministrisë kanë paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë shtetet baltike, raporton BBC.
Ata kanë bërë thirrje për përforcime të mëtejshme të NATO, duke përfshirë këtu nevojën urgjente për njësi të mbrojtjes ajrore. Reagimi nga zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së Estonisë vijnë fill pas kërkesës së Finlandës për anëtarësim në NATO. Estonia është një nga vendet që ka dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe ka shprehur mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës.
/rtsh.al/