E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lavrov: Bisedimet e paqes nuk janë të lehta, por ka shpresa për kompromis

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës nuk janë “të lehta”, por ka “shpresë për kompromis”, thotë ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Unë udhëhiqem nga vlerësimet e bëra nga negociatorët tanë”, thotë ai.

“Ata thonë se negociatat nuk janë të lehta për arsye të dukshme. Por megjithatë, ka njëfarë shprese për të arritur një kompromis,” ka thënë Lavrov gjatë një interviste me gazetën RBC.

Ai thotë se problemet nuk kanë të bëjnë vetëm me neutralitetin dhe çmilitarizimin e Ukrainës, por edhe me sigurinë për njerëzit në Ukrainën lindore – ku janë zonat e Donetsk dhe Luhansk të kontrolluara nga rebelët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›