E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Putin justifikohet: Nëse nuk do të bënim operacionin special ushtarak në Ukrainë, ajo do na sulmonte!

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur të martën rreth zhvillimeve tre javore që kur Rusia nisi sulmin e saj ushtarak ndaj Ukrainës

Ai tha se Rusia nuk kishte asnjë alternativ tjetër përveçse të kryente operacionin special ushtarak, pasi sipas tij Ukraina po planifikonte një agresion kundër Rusisë.

“Ne nuk kishim alternativa të tjera përveçse të kryenim operacionin special ushtarak. Në të ardhmen e afërt, Ukraina mund të ketë armë bërthamore. Ukraina e mbështetur nga fuqitë perëndimore po planifikonte një agresion kundër Rusisë”, tha Putin.

Presidenti rus tha se deri në këto momente operacioni po rrjedh sipas planit.  

“Operacioni special në Ukrainë po shkon sipas planit. Nuk kishim alternativë”, përsëriti ai.

Putin komentoi edhe qëndrimin e perëndimit në këto ngjarje. Ai tha se perëndimi “po përpiqet të copëtojë Rusinë, por nuk do të ketë sukses”.

Putin tha se përpjekjeve të Perëndimit për të dominuar botën do t’i vijë fundi.

Sanksionet perëndimore “kanë goditur rëndë të gjithë ekonominë globale” dhe për liderin e Kremlinit “i gjithë planeti po paguan për ambiciet e Perëndimit”.

Presidenti rus cilësoi si gjenocid ajo që i është bërë banorëve të Donbassit prej 8 vitesh. Ai theksoi e Rusia nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën. Kështu deklaroi presidenti rus sipas TASS.

“Trupat ruse në Kiev nuk do të thotë se ne duam të pushtojmë Ukrainën,” tha Putin, duke shtuar se sanksionet kundër Rusisë janë rezultat i një politike dritëshkurtër.

Kremlini nga ana e tij ju përgjigj aludimeve se Putin nuk është mirë mendërisht.

Presidenti rus Vladimir Putin është duke punuar me orë “jashtëzakonisht të zgjatura”, por ai është “emocionalisht mirë”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Cremlimo, Dmitry Peskov.

“Dita e punës e presidentit zgjat nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë dhe orari i tij i punës është jashtëzakonisht i parregullt,” u tha Peskov gazetarëve.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje specifike, Peskov shtoi se “gjendja e tij emocionale është në rregull”. Peskov iu përgjigj në këtë mënyrë aludimeve mbi shëndetin fizik dhe mendor të Putinit, se ai është me kancer dhe se ilaçet që merr i shkaktojnë çrregullime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›