"Salome", nesër premiera në Teatrin e Operës
Më 15, 17, 19 nëntor dhe 21, ora 19.00 në Teatrin e Operës vihet premiera "Salome", e kompozuar nga Richard Strauss, me libret të Oscar Wilde-it. Interpretojnë Roy Stevens (Herod), Edit Mihali (Herodia), Sonila Baboçi dhe Nausicaa Policicchio (Salome), Thomas Gazheli (Jokanan), Aleksandar Dojkovic (Narabot), Lindita Kola (Paxhi). Regjisore Patrizia Panton. Skenografia është e Platon Bardhit, koreografia e Denys Ganio, mjeshtër koncertues Nicola Colabianchi.