E Diel, 1 Nëntor 2026

Frike nga atentati, kontrolle fizike familjareve

Frika nga ndonje atentat i mundshem ndaj te penduarit te “Bandes se Durresit” blindon Gjykaten e Krimeve te Renda ne Tirane. Kontroll i rrepte fizik ndaj te gjithe personave qe hynin ne sallen e gjyqit diten e djeshme per te ndjekur seancen e radhes ndaj te pandehurve te grupit. Toga e shoqerimit e mbikeqyrur nga forca speciale ka ndjekur nje tjeter itinerar udhetimi per te mberritur ne gjykate, me qellim shmangien e ndonje incidenti gjate transportimit te te penduarit te grupit, Adriatik Coli, i cili edhe dje mbante nje skafander ne koke dhe me nje anti-plumb ne trup. Ka qene ora 08:40, kur nje autokolone me makina kane kaluar njera pas tjetres perpara shkolles se mesme “Hoteleri-Turizmi” per te vazhduar rrugen drejt shkolles 9-vjecare “Vasil Shanto”. Ne makinen e blinduar, e cila qendronte mes mjeteve te tjera, gjendej dhe i penduari i “Bandes se Durresit”. I veshur me nje kemishe te kuqe dhe i rrethuar nga kater punonjes te policise se “Briskut”, Coli ka hyre ne seancen qe eshte shtyre pas pak minutash per mungese te avokateve, ndersa i penduari kerkoi edhe vazhdim te gjyqit pa pranine e mbrojtesit ligjor. Ne cep te kafazit qendronte i akuzuari si kreu i bandes, Lulzim Berisha, i veshur me kostum te erret, nderkohe qe ne radhen e pare qendronin kundershtaret e tij, Endrit Dokle, Kujtim Buna dhe Sardian Sulejmani. Nderkohe, mungonte i pandehuri tjeter, Indrit Taullaj.
R. Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›