I mituri bastis 3 banesa, merr 2500 USD
TIRANE - Zbulohet vjedhja e disa banesave te kryera ne kryeqytet, ku autor i tyre dyshohet te jete nje i mitur. I mituri E. H, 13 vjec, lindur ne Shkoder dhe banues ne Tirane, eshte shoqeruar dje nga agjentet, si i dyshuar per vjedhjen e nje shume prej 2500 dollaresh. Sipas policise, 13-vjecari ka kryer bastisjen e tre banesave, ku ka marre 800 euro, 200 dollare dhe 100 mije leke. Por, gjithashtu, ai eshte dhe autori i dyshuar i vjedhjes se nje banese, ku jane vjedhur 220 euro si dhe 17000 leke. Pas hetimeve te kryera dhe marrjes ne pyetje te te miturit, dosja ne ngarkim te tij, pasi eshte lene i lire, i ka kaluar Prokurorise se Tiranes, per akuzen e “vjedhjes”.
A.C