Uji i pijshem mban “peng” burgun e ri
Hapja e burgut te ri te sigurise se larte, te sapondertuar ne qytetin e Korces, deshton prej dy muajsh, per shkak te mungeses se ujit te pijshem. Mos instalimi i rrjetit te ujesjellesit mban peng perurimin dhe dorezimin e punimeve nga firma sipermarrese ne kete objekt qe do te strehoje 400 persona te denuar nga drejtesia, duke lehtesuar mbipopullimin ne ambientet e vuajtjes se denimit apo paraburgime. Per kete objekt, mesohet se Komisioni Evropian ka investuar 3,6 milione euro, ndersa punimet kane perfunduar qe prej muajit dhjetor. Tatjana Bregu, drejtuese e firmes private, qe ka kryer punimet per ndertimin e ketij burgu, thote se i eshte permbajtur kontrates me fillimin e punimeve ne nentor te vitit 2005 dhe duke i perfunduar ato ne shtator te vitit te kaluar. Ajo sqaron se kane perfunduar punimet civile dhe se ka ende punime te tjera per vendosjen e pajisjeve apo atyre te brendshme. Por problemi qe e zvarrit venien ne funksionim te ketij burgu te sigurise se larte eshte furnizimi me uje. Flamur Sala, kryetar i komunes se Drenoves, qe perfshin edhe fshatin Boboshtice, ku eshte ndertuar burgu ne nje territor prej 12 mije metra katrore, sqaron se jane dy projekte per furnizimin me uje te objektit. Nje projekt eshte qe uji te vije nepermjet nje ujesjellesi nga fshati Vithkuq dhe tjetri nga ujesjellesi i Korces. G.Ashimi