E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Te zgjidhet perplasja e inspektorateve”

Redinalda Caushaj
Perplasja mes inspektorateve te kontrollit te Keshillit te Larte te Drejtesise dhe Ministrise se Drejtesise nuk eshte zgjidhur nga komisioni parlamentar per projektligjin e ri te organizimit te pushtetit gjyqesor. Ndersa jane kaluar nenet per eksperience, emerimet e gjyqtareve e kryetareve te gjykatave dhe rritjet e rrogave, nje nga ceshtjet e kontestuara eshte pikerisht kualiteti i inspektorateve dhe mos-koordinimi i kontrolleve qe institucioni ligjvenes duhet te zgjidh. KLD, nepermjet drejtoreshes se Drejtorise Juridike, Ana Shkembi, reagoi dje per diskutimet me te fundit dhe projektligjin e bere gati, per diskutim ne parlament ne lidhje me reformen ne drejtesi.
“Zgjidhja e problemit te dualiteteve do te coje edhe ne evitimin e perplasjeve te inspektorateve te kontrolleve te njejta te bera nga te dyja institucionet mbi punen ne gjykata”, deklaroi Shkembi dje, ne mesdite, per mediat, gjate nje konference per shtyp. Ndersa pershendeti nismat per reforma dhe ndryshimet e shumta te sugjeruara per sistemin gjyqesor, zyrtarja e larte ne emer te institucionit shpjegoi se nderthurja e inspektimeve do te evitonte edhe dualitetet e te dyja inspektorateve, te cilat ne vetvete kane te njejten detyre. “Kjo ceshtje mbetet ende e hapur perpara ligjit dhe kerkon nje zgjidhje”, deklaroi Shkembi.
Duke iu referuar projektligjit te ri per organizimin e sistemit gjyqesor, drejtoresha Juridike e cilesoi misionin pjeserisht te perfunduar. “KLD e konsideroi projektligjin e shqyrtuar nga Komisioni i Ceshtjeve Ligjore, Administrates Publike dhe te Drejtave te Njeriut, si nje beteje pjeserisht te fituar dhe pershendet iniciativen per kalim ne Kuvend, pasi keto permiresime i sherbejne ndjeshem nje sistemi gjyqesor te pavarur, te mbrojtur dhe profesional”, theksoi Shkembi. KLD vleresoi edhe mandatin e kryetareve te gjykatave, i cili eshte kufizuar ne kater vjet. Nderkohe qe, komisioni ka votuar kerkesen per rritjen e pagave te gjyqtareve, e lidhur kjo me periudhen e sherbimit te tyre ne detyre, duke e cilesuar nje vendim te drejte.
Votimi preku 14 gjykata
Ne mbledhjen e fundit te KLD-se, u vendos edhe kufizimi i mandatit te kryetareve te gjykatave. Sipas miratimit ne votim, ky mandat do te jete i kufizuar ne kater vjet. Menjehere pas ketij vendimi, 14 kryetare jane liruar nga detyra, nderkohe qe vendet jane shpallur vakante. Deri ne zevendesimet, pritet te kryhet konkurrimi qe perfshin kriteret e eksperiences, karrieres, pastertise se figures dhe vleresimeve. Ky ndryshim preku edhe zevendeskryetaret e gjykatave.
Gara per kryegjyqtaret e rinj
Gjyqtaret, te cilet do te zene vendet vakante per kryetare gjykatash ne rrethe, duhet te kene mbi 10 vite eksperience dhe mbi te gjitha nuk duhet te kene marre masa disiplinore me pare. Te gjithe gjyqtaret apo juristet jane te lire te konkurrojne per keto vende vakante, ne baze edhe te nje testimi qe do te kryeje KLD-ja gjate fazes se seleksionimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›