"Qafe Gjashta", Aliaj i lidhur ne peme
Tirane- Rrethana te ngjarjes se ndodhur ne Qafe Gjashte, 12 vjet me pare jane treguar dje nga tre deshmitare te thirrur nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Dy banore te Sarandes, si dhe shefi i Antiterrorit Vlore kane treguar detaje, te lidhjes se policit e Eduart Aliajt, si dhe zbulimi i autoreve te krimit. "Mora vesh qe kane ardhur forca speciale. Kam shkuar se bashku me dy shoket e mi ne Qafe Gjashte dhe pashe nje person te lidhur ne peme, i cili ishte keqtrajtuar", ka deklaruar dje para gjykates, deshmitari Asllan Brinja. Sipas tij ne Qafe Gjashte kishte shume persona, te cilet ishin te gjithe te armatosur. Madje edhe ai vete kishte marre nje arme aty. Brinja ka bere me dije se nje dite pas ngjarjes kishin ardhur te afermit e Mehmetit, me te cilet kishte shkuar te merrte trupin ne morg. Me tej deshmitari Keno Ahmeti ka treguar se "diten e ngjarjes kam qene ne banesen time, kur nje makine me artopalant therriste, se ne Qafe Gjashte po behej nje miting. Gruaja me ka thene qe te shkoja atje, pasi do te iknin femijet. Kur kam shkuar ne Qafe Gjashte, kam pare nje person te lidhur ne peme, si dhe nje makine te djegur me nje kufome brenda saj". Sipas deshmitarit, ai kishte marre dijeni me vone se, personi i djegur ishte Gjergj Mehmeti. "Tek turma, njoha Xhevat Kocine, i cili po fliste per te mbajtur rregullin. Deshmitari i fundit i cili ka dhene shpjegime para trupit gjykues te kryesuar nga gjykatesi, Fran Prendi ishte Edmond Kule, me detyre shefi i Antiterrorit Vlore. "Kam qene i pranishem kur eshte pyetur Vladimir Kendezi. Marrjen ne pyetje e ka bere vartesi im, Myzafer Elezi. Kendezi ka inkriminuar veten. Ne i kemi vene ne dijeni te drejtat e tij ligjore", ka treguar Kule. Deshmitaret kane treguar dje se nuk kane pare asnje nga te pandehurit ne Qafe Gjashte, pasi aty kishte shume njerez. Prokuroria e Krimeve te Renda akuzon per ngjarjen e 4 marsit te vitit 1997, 10 te pandehur. Ata jane Vladimir Sinani, Nestor Sinani, Alqi Paguni, Eduart Cipa, Edmond Sejko, Mikel (Flamur ose Vladimir) Kendezi, Arben Kendezi, Agron Qurku, Aleksander Bala dhe Ristan Lapa. Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzat e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese" te shtetasit Gjergj Mehmeti, si dhe te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese" e mbetur ne tentative ndaj shtetasve Sokol Bizhga, Eduart Alija, dhe Myzafer Blushit dhe "armembajtje pa leje".
"Kam pare nje person te lidhur ne peme"
Keno Ahmeti, banor i Sarandes, ka treguar dje se ne 4 mars te vitit 1997, ka shkuar ne Qafe Gjashte. "Kur kam shkuar atje, kishte shume persona te armatosur. Pashe nje person te keqtrajtuar, te lidhur ne peme. Kam pare dhe nje makine te djegur me nje kufome brenda. Me vone mora vesh qe ishte polic. Mora vesh qe personi i vrare ishte Gjergj Mehmeti. Me pas flitej se ishte plagosur edhe nje sarandjot", ka shpjeguar ai. Me pas deshmitari ka treguar se pas ngjarjes ishte perfolur ne qytetin e Sarandes, qe personat kishin qene punonjes policie.
"Nuk kemi ushtruar dhune ndaj Kendezit"
Edmond Kule, shefi i Antiterrorit ne Vlore, ka qene nje nga personat qe eshte marre me hetimet e ceshtjes ne vitin 1999. "Kam qene i pranishem kur eshte pyetur Vladimir Kendezi. Marrjen ne pyetje e ka bere vartesi im, Myzafer Elezi. Nuk i kam lejuar vartesit e mi te ushtrojne dhune ndaj deshmitarit. Mbaj mend qe ai, ka implikuar veten ne ngjarje. Pasi ka implikuar veten i jane lexuar te drejtat e tij", ka shpjeguar deshmitari. Nga ana tjeter vete i pandehuri Kendezi, si dhe mbrojtesi i tij kane pretenduar ne gjykate, se ndaj tij eshte ushtruar dhune fizike.
"Trupin e Gjergj Mehmetit e kam nxjerre nga morgu"
Banori i Sarandes, Asllan Brinja ka shpjeguar se kishte pare Eduart Aliajn, te lidhur ne peme. "Kur kam shkuar ne Qafe Gjashte kam pare nje person te lidhur dhe te keqtrajtuar. Kishte shume qytetare te Sarandes, si dhe ushtarake. Ne ato momente foli Xhevat Kocia. Degjova se ishte bere nje perleshje, qe Sokol Bizhga kishte mundur te ikte, si dhe nje person ishte vrare. Me pas kam marre vesh se personi i vrare ishte Gjergj Mehmeti.", ka treguar Brinja. Te nesermen e ngjarjes, sipas deshmitarit ai kishte shkuar me te afermit e Mehmetit, per te marre trupin ne morg.
Ngjarja
Efektivi i vrare Gjergj Mehmeti, si dhe koleget e tij, Eduart Aliaj, Myzafer Blushi, si dhe Sokol Bizhga kishin shkuar ne Sarande, me 4 mars te vitit 1997, per te vendosur ngritur komisariatin si dhe per te vendosur rendin. Gjate kthimit per ne Vlore, jane sulmuar ne Qafe Gjashte.
Redinalda Caushaj