E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftë bandash te Kinostudio, për ndarjen e territorit

 

Vendi i ngjarjes / Foto D.B.

Dashamir Biçaku

TIRANE- Përplasje me armë në kryeqytet mes grupeve kriminale në Tiranë. Policia parandaloi një vrasje mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:00, pas shkëmbimit të zjarrit në rrugën Myslym Keta, ndërsa një personi të ndaluar nga blutë, policia i bllokoi një armë zjarri pistoletë :TT, të mbushur me fishek në fole. Denis Demiri, 38 vjeç, banues në Tiranë, i ndaluar dhe i dënuar më parë për tentativën e vrasjes së një oficeri policie në periudhën e viteve 97-98, u ndalua nga policia e Tiranës, si i dyshuar i përfshirë në vrasjen e mbetur në tentativë të Flori Abazit, 28 vjeç, banues në rrugën Aleksandër Moisiu, në zonën e Kinostudios.

Bashkë me të, dhe të dëmtuarin, policia tha se kanë qenë edhe persona të tjerë pozicioni i të cilëve ende është për tu sqaruar nga ana e hetuesve të policisë së kryeqytetit. Në kërkim, policia shpalli Flori Abazin, 28 vjeç, banues në rrugën Aleksandër Mosiu, i dyshuar si personi me të cilin është kryer shkëmbimi i zjarrit. Nga përplasja me armë e dy grupeve, nuk ka pasur të dëmtuar apo të plagosur, ndërsa policia dyshon se si shkak për grindjen mes tyre mund të ketë shërbyer një konflikt për motive femrash mes palëve.

Përplasja me armë

Mbrëmjen e të dielës në rrugën Myslym Keta, sipas policisë janë përplasur me armë në trotuarin verior të rrugës, dy grupe personash, të cilët kanë qëlluar ndaj njëri- tjetrit. Nga të shtënat mes tyre, nuk pati të dëmtuar. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Denis Demiri, është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të një lokali pranë maternitetit të ri. Ai aty është shoqëruar nga tre persona, shokë të njohur të tij, gjithashtu me precedentë penalë. Informacionet e marra nga policia ishin se në këtë lokal të dy personat ishin duke përgatitur hakmarrjen ndaj Abazit, duke qëlluar ndaj tij dhe se po planifikohej të kryhej pranë banesës së tij në rrugën Aleksandër Moisiu. Pas marrjes së të dhënave, policia ndërhyri në lokal, duke ndaluar të dyshuarin Demiri, si dhe duke shoqëruar tre personat me të cilët shoqërohej.

Policia gjatë kontrollit, i gjeti të arrestuarit edhe një armë TT, me të cilën dyshohet se ai ka shkëmbyer zjarr në rrugën Myslym Keta, me Flori Abazin. Ndërkaq, në një version tjetër të saj, zyra e hetimit të vrasjeve është ajo e përplasjes për motive që kanë të bëjnë me zotërimin e tregut të drogës në këtë zone, ndërsa hetimet e policisë flasin edhe për dyshim ndaj të arrestuarit për shfrytëzim femrash për qëllime prostitucioni. Në të njëjtin drejtim dyshimet e policisë janë drejtuar mbi faktin se personat mund të kenë pasur një marrëdhënie mes tyre në lidhje me shitjen dhe shpërndarjen e heroinës në këtë zonë dhe se mund të kenë pasur mosmarrëveshje. Pavarësisht këtyre dyshimeve të policisë, vetë i arrestuari Denis Demiri, 38 vjeç, iu tha specialistëve të zyrës së hetimit të Krimeve ndaj jetës se konflikti me personin me të për motive femrash. Një fakt i tillë është ka shtuar dyshimet e policisë, për version, kur është mësuar se më parë, i arrestuari Demiri, ka qenë hetuar nga policia për shfrytëzim femrash për qëllime prostitucioni, ndërsa është dënuar për tentativë vrasjeje, e grabitje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›