Tiranë, 37-vjeçarja hidhet nga kati i 4-t i një pallati
Share
Një 37-vjeçare nga Tirana është hedhur nga kati I katër I një pallati gjatë mesditës së sotme. Sipas burimeve të policisë, gruaja që është hedhur nga pallati është Enkelejda Sarxhaku.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shkollës Kushtrimi i Lirisë. 37-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ende nuk dihen arsyet e hedhjes së saj, por dyshohet që të vuante nga depresioni.