Pas kthimit nga SHBA-ja, Meta heq dorë nga Nano

Ilir Meta / Foto arkiv
Pas vizitës në SHBA, Ilir Meta është shprehur në emisionin “Fakt” të UTV rreth aktualiteteve politike duke sjellë në një farë mënyre edhe këshillat amerikane. Zgjedhja e presidentit, sipas tij, do të jetë një proces konsensual, që do të nxjerrë në fund emrin e kërkuar.
Si u realizua vizita në SHBA?
Është kënaqësi që takohemi prej gati një jave dhe është kënaqësi që të bisedoj dhe për këtë vizitë në SHBA. Ka qenë vërtet një javë amerikane , tepër intensive. Si kanë qenë legjendat në Tiranë, nuk është çështja ime. Vizita konfirmon një stad pozitiv në radhë të parë ndërmjet dy vendeve , por të krijojë mundësi më shumë për mua dhe për LSI-në për të kontribuar , për të ngritur edhe më tej marrëdhëniet e këtyre që janë të shkëlqyera.
Ambasadori Arvizu ka deklaruar se vizita nuk është realizuar nëpërmjet ambasadës. Madje nga opozita janë shprehur se janë shpenzuar shumë për të realizuar këtë vizitë?
Kjo ska lidhje me vizitat e tjera, por me vizitat e mia si kryetar i LSI-së në disa qendra që lidhet dhe me forcën tonë.
Dakort ju jeni kryetar i katër deputetëve, ndërkohë që Edi Rama është kryetar i 64 deputetëve?
Ska lidhje fare ajo.
Kemi dy kryetarë partish të majta, ndërkohë që Rama është me 64 deputetë dhe ju me 4?
Ska lidhje.
Po pse disbalanca takimesh?
Për mua është e rëndësishme që gjithë politikanët shqiptarë, madje dhe ti intensifikojnë vizitat. Ajo që është e rëndësishme është që ato preokupime që kisha , është [përshpejtimi i integrimit evropian , përmbushja e 12 prioriteteve. Edhe zoti Rama kur ka danë në media shprehu angazhimin e tij porsa i përket integrimit .Këto duhet ti kthejmë në angazhime konkrete se nuk janë të vështira ato 12 prioritete.
Pamjet që na kanë ardhur nga Rama, kanë qenë me disa çantë, që të kujtonin refugjatët. Kush e realizoi vizitën tuaj?
Kjo ka qenë e organizuar me kohë, kam qenë në universitetin John Hopkins ku isha I ftuar dhe e shfrytëzova për në Kongres dhe Senat ku pata kënaqësinë që të takoja përfaqësuesit më të mëdhenj të Senatit. Edhe pse kam qenë edhe herë të tjera në SHAB, këtë radhë kam krijuar një ide dhe koncept më të plotë për Kongresin dhe Senatit, për shkak të takimeve të shumta. Edhe mesazhet kanë qenë shumë pozitive.
A keni tentuar ta bëni para se gjykata të jepte vendimin?
Unë skam tentuar të bëj asnjë vizitë për arsye etike. Edhe ftesa që mund të kem pasur ose i kam evituar ose kam dërguar përfaqësues të tjerë. Ska pasur problem, por ka qenë çështje etike?
Ngula këmbë se ai është me 64 deputetë dhe ju me 4. Vërtet keni 4, por mbani këtë mazhorancë në këmbë…
Është vota e qeverisë.
Por ju jeni përcaktuar. Roli politik i LSI është tepër i madh…
Sepse LSI-së i takonin shumë më tepër mandate.
Pesha juaj politike në një farë mënyrë vendos për peshën?
Ne gjithmonë do të vendosim për stabilitetin e këtij vendit.
Mazhoranca dështoi në miratilim e ligjit për SHISH. A është shpërblim ndaj jush për ti bllokuar Berishës një president konsensual?
Nuk ka kasur nga SHBA për të bllokuar ndonjë ligj. Ka qenë një kërkesë e NATO-s për tu konsultuar. Mendoj se ka qenë e drejtë sepse Shqipëria përderisa është anëtare, padyshim që duhet të bashkëpunojë. Ska pasur kërkesë për këtë që ju përmedët. Qemdrimi i SHBA ka qenë i drejtë për një proces kushtetues dhe sa më konstruktiv. Çdo ekzagjerim sikur në SHAB po merrem me këtë çështje është i tepërt.
Nuk iu është kërkuar që ti bllokonit Berishës një president të njëanshëm?
Absolutisht jo. Ska pasur komplikacione të këtij karakteri që kanë burim legjendat urbane.
Do ti bllokoni Berishës një president të dalë nga kryesia e PD-së?
Pyetja juaj ka karakter destruktiv, përgjigja ime konstruktiv. Derisa çështja e presidentit është më e diskutuara, dhe është normale se është pjesë e një procesi transparent, në njëfarë mënyre kemi hyrë në një proces publik, por jemi ende larg mendoj unë një procesi institucional. Në këtë drejtim për LSI-në, dy janë elementët kryesore. E para të zgjidhet në mënyrë kushtetuese, e dyta ky të jetë jo vetëm kushtetues , por edhe sa më konstruktiv që të jetë e mundur sepse edhe jehona e këtij momenti që duam apo sduam ka dalë në plan të parë , absolutisht do të ketë ndikimet e saj për vlerësimin e partnerëve ndërkombëtarë për ecurinë e reformave të tjera sidomos të atyre në fushën e drejtësisë. Të hyhet në proces konstruktiv, të mos nisemi nga emrat , por të ndërthuret një proces dinjitoz.
leati juaj i vetëm, Berisha, deklaroi se presidenti do të jetë një prej figurave kryesore të PD-së?
Ne se kemi biseduar dhe smarrin përsipër të komentojmë as deklarata as nënkuptimet e tyre. PD është faktor kryesor në zgjedhjet e presidentit sepse është forca kryesore në parlament, por është e rëndësishme që pavarësisht nga emri, të jetë një figurë sa më e pranuar gjerësisht.
A keni ambicie për president?
Nuk do përsëritja shprehjen që do e konsideroja presidencën si një kulm të karrierës politike për një politikan dhe si një largim nga politika në të ardhmen, të paktën sipas konceptit që ka Kushtetuta jonë. Më duhet të përsëris se e shikoj të parakohshme.
Pavarësisht moshës, keni 20 vjet si faktor, nuk mendoni se pas 20 viteve mund ta mbyllni ne nivelin më të lartë?
Së pari nuk kam pasur kohë për këtë çështje për një mbyllje të tillë kaq të këndshm.e Për mua është e rëndësishme që si drejtues i një force të re , mendoj se duhet të vazhdoj të kontribuoj më tej, jo vetëm te LSI, por dhe te kontributet e saj për një politikë që forcon stabilitetin e vendit.
Ka shumë zëra për Topallin. Çfarë do ti kërkoni në këmbim për ta votuar Topallin?
Zonja topalli është një emër i respektuar sepse ajo ka kontributet e saj të padiskutueshme dhe nuk është e lehtë për një grua që të ,mbijetojë dhe të afirmohet. Sdua të shkoj më tej se e refuzoj konceptin e këmbimeve dhe të vënies së interesave të ngushta në radhë të parë. E shohim si një moment për të kontribuar në një moment konstruktiv.
Në gjykimin tuaj, a i plotëson Topalli kriteret,përveç shprehjes që na duhet një femër?
Jo nuk është ky problem, por ajo që dua të theksoj është që të duhet një proces kontruktiv dhe cilido që merr përsipër një detyrim , duhet të ketë një shkëputje nga të gjithë angazhimet e mëparshme nëse kemi të bëjmë me një figurë politike. Kemi parë edhe më përpara, por e kemi paragjykuar dhe ka funksionuar edhe më mirë madje.
U shprehët se kemi paragjykuar presidentin?Po thoni e mund të ketë staturën?
Absolutisht sdua ti hyj çështjeve konkrete. Nëse ka detyrën e kryetares së Kuvendit, është një detyrë tepër e lartë.
A është e vërtetë që Nano ju ka kërkuar ta propozonit?
Jo s