Gushi, 12 llogari bankare në dy banka, depozitonte lekët që i vidhte

Viktor Gushi
Flamur Vezaj
TIRANË- Viktor Gushi, si për të sfiduar efektivët e policisë dhe punonjësit e sigurisë së bankave, disa ditë pas çdo vjedhje që kryente, depozitonte paratë e grabitura në 12 llogaritë bankare të hapura me emrin e tij në dy banka të nivelit të dytë në vend. Këto llogari, 45 vjeçari Gushi, përveç se i përdorte për të depozituar dhe tërhequr para, i shfrytëzonte edhe për vëzhgimin dhe studimin e ambienteve të brendshme dhe masat e sigurisë që kishte filiali i bankës të cilës ia kishte vënë syrin për ta grabitur.
Kam 12 llogari bankare në dy banka, në Raiffaisen Bank dhe në një tjetër. Në këto llogari nuk kam asnjë lek për momentin, pasi i kam tërhequr se më duheshin. Por, kur vidhja bankat, shuma të ndryshme parash i depozitoja dhe më pas shkoja dhe i tërheqja pak nga pak, duke bërë edhe studimin e masave të sigurisë brenda bankës-ka theksuar ndër të tjera 45 vjeçari nga Patosi para policisë dhe avokates Vjollca Pustina. Këto pretendime, fillimisht agjentët e policisë i cilësuan si sajime të Gushit, por, nga verifikimet e kryera …
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Shekulli .