Ushqimet që na shtojnë rrezikun për hipertension

Nëse aktualisht jeni duke marrë mjekime, sigurohuni që t’i merrni ato rregullisht dhe këshillohuni me mjekun tuaj për mënyrat se si mund të bini në peshë
Presioni i lartë arterial është një epidemi globale. Sipas të dhënave të OBSH-së, në botë mbi 1.5 miliardë njerëz vuajnë nga presioni i lartë arterial, pra nga hipertensioni. Mjekët këshillojnë që për të shmangur presionin e lartë arterial, duhet të kontrollohet vazhdimisht. Për rastet kur është i lartë drejtohuni tek mjeku për një kontroll të plotë. Ndërkohë që, nëse jeni duke marrë mjekime aktualisht, sigurohuni që t’i merrni ato rregullisht dhe këshillohuni me mjekun tuaj për mënyrat se si mund të bini në peshë.
Hipertensioni
Hipertensioni njihet zakonisht si presioni i lartë i gjakut. Ai është një kondicion shëndetësor kronik në të cilin presioni i gjakut qëndron i rritur. Hipertensioni nuk ka simptoma specifike dhe quhet vrasës i heshtur
Kujdesi
Gjithnjë e më shumë kjo sëmundje po shton numrin e personave që vuajnë nga HTA, madje janë shtuar shumë edhe rastet e vdekjeve.
Pesha
Të qenit mbi peshë mund të çojë në hipertension, i cili më pas mund të çojë në infarkt, insuficiencë kardiake, aneurizëm, diabet të tipit 2, forma të ndryshme të kancerit dhe insuficiencë renale, sëmundje këto që mund të jenë të gjitha fatale. Kështu, nëse i kushtoni vëmendje peshës suaj kjo mund t’u ndihmojë të keni një shëndet më të mirë në përgjithësi.
Tek fëmijët
Obeziteti tek fëmijët është në rritje. Një në 6 fëmijë në të gjithë botën është mbipeshë. Në pjesë të caktuara të botës, epidemia e obezitetit është në rritje dhe kjo i atribuohet përgjithësisht globalizimit. Ndërsa njerëzit lëvizin jashtë zonave rurale në drejtim të atyre urbane, ata përshtaten shpesh me stilin perëndimor të jetës. Në vend të punës në fushë, sot njerëzit punojnë gjithnjë e më shumë në tavolina, me orë të zgjatura pune dhe stres në rritje. Kjo çon në një stil jete mjaft të zënë, ku njerëzit nuk lëvizin shumë dhe kanë uri për kohë të lirë. Në mënyrë që të hahet shpejt, ata shkojnë në restorante, marrin ushqime të shpejta apo ushqime konveniente të paketuara që kanë nivel të lartë të yndyrave të faturuara, shumë kripë dhe sheqer. Rezultati është një numër gjithnjë e në rritje i njerëzve mbipeshë dhe atyre obezë.
Ndërkohë që, ka mënyra se si mund të kuptohet nëse jeni mbi peshë. Dy mënyra për të kontrolluar peshën tuaj janë matja rregullisht e perimetrit të belit tuaj dhe matja e indeksit të masës trupore. Perimetri i shëndetshëm i rekomanduar i belit për meshkujt e rritur është më pas se 95cm, dhe për femrat e rritura është më pak se 80 cm.
Indeksi i masës trupore
MBI, ose indeksi i masës trupore, është një tregues që përcakton statusin e peshës mesatare të një personi. Për të llogaritur indeksin e masës trupore matni peshën (në kg) dhe pjesëtojeni atë me gjatësinë në katror (në kg/m2). Nëse raporti del më pak se 18.5, jeni nën peshë, ndërsa për rastet kur jeni nga 1/8.5 deri në 24.9, jeni i shëndetshëm. Nga 25-29.9 jeni mbi peshë, për rastet kur jeni nga 30-39.9, jeni obezë, ndërsa nga 40 e më shumë jeni jashtëzakonisht shumë obezë.
Kontrolli
Nëse doni të mbani peshën nën kontroll, së pari mbani mend që nuk bëhet fjalë për dietë, por për një stil jete, prandaj hani ushqime me ngjyra nga më të ndryshmet. Rritni sasinë e konsumit të frutave dhe perimeve. Hani fruta dhe bajame në formën e tyre natyrale, si vakte të ndërmjetme. Jini jashtëzakonisht aktivë dhe përpiquni të ecni, t’i jepni biçikletës apo të notoni për rreth 30-60 minuta në pjesën më të madhe të javës. Ulni konsumin e ushqimeve si djathi, patatet e skuqura, proshuta, salcat e tavolinës, bajame të kriposura dhe ushqime të konservuara. Hani më pak ushqime të përpunuara dhe ushqime të shpejta si biskota, drithëra të përpunuar, bukë, kek, byrek dhe pica. Ndërgjegjësohuni për vlerën e treguesve të përbërjes së etiketave gjatë konsumimit të këtyre ushqimeve. Përgatisni së paku një vakt vegjetarian në javë. Mos hiqni dorë nga vaktet e ushqimit. Hani tri vaktet e përshtatshme të ushqimit në ditë. Ulja e porcionit të ushqimit dhe shmangia e karbohidrateve të panevojshme është një rrugë e lehtë për të ulur peshën pa u ndier i privuar nga ushqimi. Nëse pini, mos konsumoni më shumë se 2 pije alkoolike në ditë. Po kështu, shumë e rëndësishme është të hiqni dorë nga duhani.
Pakësoni marrjen e kripërave sa më shumë që të jetë e mundur. Mos shtoni kripë ekstra gjatë gatimit dhe largojeni kripën nga tavolina e ngrënies. Përpiquni të përdorni të jeshilta dhe të freskëta dhe erëza të thata në vend të kripës.
Në vend që të blini salca të gatshme të ngopura me kripë, argëtohuni duke përgatitur salcat tuaja. Gjithashtu, shumë i rëndësishëm është edhe leximi i etiketës së ushqimeve për të parë sasinë e kripërave në to.