Luftë informalitetit në turizëm

Zhvillimi i sektorit të turizmit dhe shifrat në rritje, kanë vënë në lëvizje qeverinë me qëllim përmirësimin dhe përshtatjen e Ligjit për Turizmin me realitetet e reja.
Proketligji i cili është në fazën e konsultimeve ka si objektiv kryesor luftën ndaj informalitetit dhe eliminin e konkurencës së pandershme që struktrat e padeklaruara u bëjnë bizneseve në këtë treg.
Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit Vilma Bello, thotë për RTSH se projektligji parashikon masa të reja për ata që nuk respektojnë kriteret në ushtrimin e veprimtarisë në fushën e turizmit.
Sipas saj me ndryshimet e reja synohet një pasqyrim më i mirë ti situates nëpërmjet të dhënave që vijnë nga terreni.
Të dhënat e Ministrisë së Turizmit tregojnë se rreth 8.3 milionë turistë të huaj e vizituan Shqipërinë në 9 muajt e parë të këtij viti, edhe pse numri i deklaruar nga të gjitha strukturat akomoduese, është më i ulët.
Gazetar Omer Saraçi
/ rtsh /