Siguria Ushqimore/Përfundon projekti BE-Shqipëri, baza e strategjisë kombëtare

Për herë të parë Shqipëria ka hartuar një politikë në përputhje me direktivat e BE-së që kontrollon sigurinë ushqimore nga ferma në tryezë dhe mbrojtjen tërësore të konsumatorit. Ky projekt europian i pesë vjeçar në bashkëpunimin me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit sapo ka përfunduar duke hedhur kështu dhe bazën e strategjisë kombëtare 2023-2027 tashmë të miratuar nga qeveria shqiptare. Vitin e ardhshëm pritet të miratohen dhe tre ligjet esenciale që lidhen me shëndetin e kafshëve, bimëve dhe kontrolleve zyrtare. Në takimin përmbyllës me partnerët ndërkombëtarë, drejtorja e AKU-së, Jeta Deda tha se çfarë solli ky projekt gjithëpërfshirës.
“Rëndësi primare ka qenë ndihma që na është dhënë për hartimin e metodologjisë për vlerësimin e hartimit të riskut, ku kemi profilizuar riskun individual për rreth 21 mijë operator të biznesit ushqimor është miratimi i planit kombëtar të kontrolleve zyrtare me bazë risku dhe të marrjes së mostrave për ushqim, ushqimin për kafshët, mbrojtjen e bimëve dhe imputeve bujqësore, marrjen e mostrave në pikat tona të inspektimin kufitar për vitin 2023 të cilët janë hartuar sipas një metodologjie të caktuar”, tha Jeta Deda, drejtore e AKU.
Strategjia e sigurisë ushqimore është e përkthyer në shifra financiare të cilat do të mbulohen nga buxheti i shtetit në masën afërsisht 13 milionë euro dhe nga partnerët ndërkombëtarë në një masë afërsisht 9 milionë euro.
Gazetar: J.Sagajeva
/RTSH/