"Lufte", me pistoleta ne Durres
Durres - Nje sherr per motive te dobeta ka sjelle dy te plagosur, nderkohe qe njeri prej tyre eshte arrestuar si autor i dyshuar. Burimet zyrtare nga Policia e Durresit, thane se prangosja e Fatmir Xhaferrit 34 vjec, eshte bere ne oren 03:00 te mengjesit. Arrestimi i 34-vjecarit, eshte bere per arsye se, dyshohet se ne oren 23:30 te dy diteve me pare per motive te dobeta eshte konfliktuar me 45-vjecarin A. B. Ne konflikt e siper i ndaluari, e ka qelluar me grushte e me pas me nje arme zjarri, pistolete. Gjate konfliktit Xhaferri eshte plagosur dhe vete ne krah. Policia tha se, i plagosuri A. B ndodhet nen trajtim mjekesor ne spitalin e Durresit, jashte rrezikut per jeten. Xhaferri, pas mjekimit eshte cuar ne Policine e Durresit. Gjate hetimeve ne vendin e ngjarjes u gjet dhe eshte bllokuar si prove materiale, nje arme zjarri, pistolete model 54 e kalibrit 7. 62 mm. Po vazhdojne hetimet per sqarimin e plote te rrethanave te ngjarjes, tha policia.