Lufte me policine ne Shkoder akuze per vrasje 35-vjecarit
Shtetasi Dede Prozhmi 35 vjec banues ne komunen Pult ne Shkoder akuzohet se ka kryer vepren penale vrasje ne rrethana te cilesuara ndaj policit mbetur ne tentative si dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake. Ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri ka ndodhur me 22 shtator 2010 kur pas nje ngjarjeje kriminale te kryer prej tij policia shkoi te arrestonte Dede Prozhmin ne banesen e tij ne Shkoder. Ne daten 21 shtator 2010 rreth ores 1900 i akuzuari kishte qelluar me arme zjarri dy persona ne lagjen Markonaj te fshatit Kir ne komunen Pult Shkoder. Ate dite i pandehuri akuzohet se ka qelluar me arme zjarri ndaj dy personave nga banesa e tij ne nje distance 50 metra. Objektivi i te shtenave me arme kane qene shtetasit me iniciale F.L. dhe P.D. te cilet ndodheshin ne zonen prane baneses se Dede Prozhmit duke u kujdesur per zgjojet e bleteve ne pronesi te tyre. Kosheret e bleteve jane te vendosura ne nje distance rreth 100 metra nga banesa e Dede Prozhmit. Me 21 shtator pasdite pasi dy personat kishin rreth nje ore qe merreshin me kosheret e bleteve i akuzuari Dede Prozhmi ka qelluar me arme ndaj tyre nga oborri i baneses se tij. Dy personat jane shtrire pertoke por me pas njeri prej tyre ka vene re se makina e tij e parkuar aty prane ishte bere shoshe nga plumbat. Ne lidhje me kete ngjarje eshte vene ne dijeni policia e Shkodres e cila eshte nisur menjehere ne drejtim te vendit te ngjarjes. Forcat e rendit kane mberritur ne fshat ne oret e nates ora 0600 e dates 22 shtator 2010. Forcat e Nderhyrjes se Shpejte kane bere rrethimin e baneses se Dede Prozhmit duke i bere thirrje te dorezohej pasi shtepia ishte e rrethuar nga policia. Sipas akuzes pavaresisht thirrjeve per tu dorezuar Dede Prozhmi ka hapur zjarr ndaj policise nga nje dritare e katit te pare te baneses. Pas hapjes zjarr nga i dyshuari policia ka zene pozicione te reja duke i bere thirrje 35-vjecarit te dorezohej. Nderkohe ai ka hipur ne katin e dyte te baneses dhe ka hapur zjarr perseri drejt policise. Ne oborrin e shtepise ne kete kohe ka dale nje grua e moshuar e cila ka hyre perseri ne shtepi. Pas pak e njejta grua ka dale nga banesa e shoqeruar nga Dede Prozhmi te cilit po i mbaroheshin fisheket. Ai ka tentuar te largohej nga bahcja e shtepise por ne kete kohe policia ka bere neutralizimin e tij. Me pas efektivat blu kane gjetur edhe vendin ku 35-vjecari kishte hedhur armen para se te binte ne duart e policise. Ne banese eshte gjetur tritol dhe fitil ndezes ndersa ne arme kishin mbetur vetem tete fisheke.