Vrau me thike per nje femer ne Sarande dorezohet ne Tirane
TIRANE - Personi i cili disa dite me pare kreu nje vrasje me thike ne Sarande u vete dorezua dje ne Policine e Tiranes pasi kaloi pese dite i shpallur ne kerkim. Burime zyrtare te policise pohuan dje se rreth mesdites shtetasi Besmir Uka 23 vjec eshte paraqitur me deshiren e tij dhe ka deklaruar se vete dorezohet per tiu nenshtruar procedurave gjyqesore. Ky person ishte shpallur ne kerkim qe ne daten 19 dhjetor 2010 me akuzen e vrasjes me thike ne qytetin e Sarandes ndaj shtetasit Edmond Mullai 31 vjec. Ai u vra me thike mbremjen e 19 dhjetorit 2010 ne nje kazino ne qytetin e Sarandes. Sipas policise shkak i krimit ka qene nje femer. Rreth ores 2200 te mbremjes se 19 dhjetorit Edmond Mullai u qellua me thike para nje kazinoje ne Sarande nga autori i dyshuar i ngjarjes 23-vjecari Besmir Uka. Konflikti qe u be shkak per ngjarjen kishte nisur disa dite me pare. Nje shok i Besmir Ukes i kishte hedhur disa fjale nje vajze e cila ishte e dashura e viktimes se vrasjes Edmond Mullai. Vajza punonte ne kazinone prane te ciles ndodhi krimi. Pas ngacmimeve e dashura i ka treguar gjithcka Edmond Mullait dhe ky i fundit menjehere ka shkuar dhe ka marre kontakt me personin qe i kishte folur partneres se tij. Mos e ngacmo me mesohet ti kete thene Mullai shokut te Besmir Ukes duke i shpjeguar se ai bashkejetonte me vajzen ne fjale. Mirepo te dielen me 19 dhjetor Besmir Uka mesa duket i vene ne dijeni nga shoku i tij ka shkuar ne kazinone ku punonte vajza dhe ka hedhur fjale te renda ne drejtim te saj. E ndodhur ne kete situate ajo ka marre ne telefon te dashurin e saj Edmond Mullain te cilit i ka shpjeguar cfare po ndodhte ne kazino. Viktima eshte nisur menjehere drejt vendit te ngjarjes dhe pasi ka mberritur tek kazinoja ka marre te dashuren dhe e ka cuar ne shtepi dhe me pas eshte kthyer ne vendin e ngjarjes pasi kishte marre edhe disa shoke me vete. Ketu ka nisur debati mes Edmond Mullait dhe autori te vrasjes shtetasit Besmir Uka. Ky i fundit e qelloi me thike 31-vjecarin Mullai nga fshati Gjashte duke i shkaktuar vdekjen pas nje perleshje me grushte mes tyre. Menjehere pas ngjarjes autori dhe shoket e tij u larguan nga vendi i krimit ndersa me pas policia beri shpalljen ne kerkim per autorin e vrasjes.