E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje milion dollare per familjet e amfiteatrit

Durrës

Fond për strehimin e familjeve që ndodhen mbi amfiteatrin e Durrësit. Një milion dollarë të akorduar nga qeveria shqiptare do të shërbejnë për ndërtimin e një pallati të ri në hyrje të qytetit bregdetar të Durrësit. Lajmi është deklaruar nga ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferraj, gjatë inspektimit të kryer në amfiteatër. Qeveria ka kërkuar nga Enti Kombëtar i Banesave të angazhohet në fillim të vitit të ri për ndërtimin e pallatit që do të ketë një kosto prej një milion dollarësh. Në të pritet të sistemohen 25 familjet që kanë shtëpitë mbi amfiteatrin e Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›