E Diel, 1 Nëntor 2026

Luftë në Milano, Bonolis: Është vendosur që Milan të dalë i treti

Reagon klubi kuqezi: Deklaratat nuk kanë asnjë bazë

bonolisNë Milano ka nisur një luftë e pakompromis mes Milan dhe Interit. Pas gabimeve të gjyqtarit në ndeshjen Inter-Atalanta, për ti hedhur më shumë benzinë zjarrit ka menduar shoëmani Paolo Bonolis. Prezantuesi popullor ka deklaruar për Inter Channel se nuk i beson më kampionatit dhe se gjithçka është e shkruar që Milan të dalë i treti.
Deklarata
Tani jemi të gjithë të qartë, duhet të ketë një skenar të shkruar që parashikon një fund të shkruar, atë të një Milani që ka bërë investime dhe do që ta çojnë në Champions League. Është një komedi. Është e dukshme. Janë vendime që sigurisht janë marrë në tavolinë. Kur Interi të jetë komplet jashtë loje, penalltitë do na i japin. Skuadrat e tjera janë vetëm sa për të marrë pjesë, skenari është i shkruar, e dimë kush është vrasësi, kush është fituesi, kush është humbësi, deklaroi Bonolis duke akuzuar pastër Milanin. Por duke mos u ndalur me kaq ai shtoi se nëse qoftë se unë do të isha presidenti Moratti do të dërgoja në fushë Primaverën. Nuk mund të besojmë akoma në mirësinë e arbitrave, është gjithçka një komedi.
Reagon Milan
Pas këtyre akuzave të rënda ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Milan. Deklaratat e Paolo Bonolis, të transmetuara në Inter Channel dhe të shpërndara nga siti zyrtar i Interit, përveç se pa asnjë bazë, janë edhe shumë të rënda, thuhej në deklaratën e Milan.

Interi nuk u beson më gjyqtarëve
Humbja 3-4 përballë Atalantës ka shkaktuar kaos në radhët e Interit, por zikaltërit e shohin veten më shumë si viktima të trajtimit të padrejtë, sesa të paaftë për tu kthyer në nivelet e mëparshme. Këtë fakt e kanë konfirmuar deklaratat e presidentit Morati dhe trajnerit Stramaçini që kanë akuzuar direkt gjyqtarët për gabime tendencioze në adresë të tyre. Penalltia kundër nesh nuk ekzistonte, nuk i besoj gabimeve në mirëbesim. Një penallti e tillë të ndryshon ndeshjen. Është e padrejtë të krijosh kushtet që skuadra ta ndjejë veten sikur nuk merret në konsideratë. Janë 21 ndeshje radhazi që ne nuk marrim një penallti. Nga ana statistikore mendoj se është e pamundur që të mos kenë ekzistuar episode në zonë ku mund të përfitonim një penallti në 21 ndeshje, ishte komenti mjaft i ashpër i Moratit pas përfundimit të takimit. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Stramaçioni, i cili i ka dhënë përgjegjësi të mëdha për humbjen gjyqtarit Gervasoni. Gjyqtari ka marrë një përgjegjësi të jashtëzakonshme mbi vete në momentin që dha një penallti për kundërshtarët tanë. Ai pa diçka që nuk ekzistonte. Unë nuk mendoj se Gervasoni ka bërë një gabim, pasi ai ka parë diçka që nuk ekziston, ishte deklarata e Stramaçionit duke aluduar për veprim të qëllimshëm nga kryesori i takimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›