Luftë për vendin e dytë

Xhiroja e 25-të në Superligën e basketbollit kosovar do të sjellë një ndeshje shumë interesante ndërmjet dy pretendentëve për titullin e kampionit, Trepçës dhe Bashkimit.
Kjo përballje, e cila do të zhvillohet në palestrën e sporteve ‘Minatori’ në Mitrovicë, është e rëndësishme për të dy klubet, të cilat synojnë që garat e play off-it t’i nisin nga pozita e dytë ( përparësia e terrenit si vendas).
Basketbollisti i klubit mitrovicas, Drilon Hajrizi thotë se skuadra e tij do të përpiqet ta shfrytëzojë përparësinë e terrenit si vendas, për ta mposhtur Bashkimin me qëllim që ta sigurojë vendin e dytë.
“Është ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja ekipet për ta zënë vendin e dytë. Andaj pritet të jetë edhe atraktive. Unë besoj se do ta shfrytëzojmë terrenin tonë dhe ta mposhtim Bashkimin. Pres përkrahje nga tifozët tanë”, deklaroi Hajrizi për Express.
Në anën tjetër, edhe klubi prizrenas dëshiron t’i mposhtë ‘Xehetarët’ në Minatori, që t’ia rrëmbejë pozitën e dytë tabelore.
“Jemi përgatitur gjatë gjithë javës për këtë ndeshje shumë të rëndësishme, e cila e përcakton se cila skuadër do të radhitet në vendin e dytë. Jemi të vetëdijshëm se do ta kemi të vështirë, sepse në Mitrovicë terreni është i nxehtë. Përkundër kësaj, ne nuk do të shkojmë veç sa për t’u paraqitur në parket, por për të fituar”, tha për Express kapiteni i portokallinjve, Artan Kurti.
Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave do të nisë të shtunën në orën 19:30.
Dështon transferimi i Stefanovit në Trepçë ?
Pasi dështoi transferimi i Jure Lozançiçit në Trepçë, ekziston mundësia të dështojë edhe transferimi i basketbollistit maqedonas Riste Stefanov në ekipin mitrovicas.
Trepça para pak ditëve ka bërë kërkesë në Federatën e Basketbollit të Kosovës për ta regjistruar maqedonasin, por kjo ende nuk ka ndodhur dhe në këtë mënyrë Stefanov nuk do të debutojë me fanellën gjelbër e zi të shtunën ndaj Bashkimit, siç është pritur.
“Stefanov ka shprehur vetë dëshirën për të nënshkruar me Trepçën. Mirëpo, ne nuk po duam të ngutemi, sepse duhet të sigurohemi se a kemi nevojë saktë për këtë lojtar apo për ndonjë lojtar që luan në pozitë tjetër. Ende nuk po e dimë se a kemi nevojë më shumë për plejmejker, lojtar krahu apo qendër. Shumë shpejt do të vendosim”, tha për Express zyrtari i Trepçës, Kemajl Muja.
Rexhepi në Pejë
Ish plejmejkeri i Bashkimit dhe i Sigal Prishtinës, Florian Rexhepi në garat e play-off-it do t’i mbrojë ngjyrat e Pejës. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i ekipit pejan, Riza Gjakova, i cili tha se të shtunën do të nënshkruhet kontrata me Rexhepin.
“Kemi arritur marrëveshje me Rexhepin. Të shtunën pritet ta nënshkruajmë kontratën, sepse atëherë ai vjen nga Maqedonia”, tha Gjakova për Express.
Rexhepi aktualisht po vuan nga një lëndim i gjurit, por mjekët e kanë këshilluar të pushojë dy-tri javë, derisa të shërohet plotësisht. Kështu që në garat e play-off-it, Rexhepi pritet të jetë i gatshëm për lojë.
Finalja e Kupës në Mitrovicë
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në mbledhjen e vet të mbajtur të premten, ka vendosur që të drejtën për organizimin e ndeshjeve gjysmëfinale dhe finalen e Kupës së Kosovës (2-4 prill) t’ia jep Trepçës.
Sipas një njoftimi të FBK-së, ndeshja All Star, ndërmjet përfaqësueses së Kosovës dhe ekipit të përbërë me basketbollistë të huaj që aktivizohen në Kosovë, do të zhvillohet më 24 mars. Por, ende nuk është caktuar vendi i zhvillimit të kësaj ndeshjeje.
E shtunë – Xhiro e 25-të
Drita – Kosova 14:00
Trepça – Bashkimi 19:30
Peja – Bambi 18:00